Rugova: PDK në ethe, të gjithë po e dimë pse

Politika

Rugova: PDK në ethe, të gjithë po e dimë pse

Nga: G.B Më: 14 gusht 2019 Në ora: 20:26
Naser Rugova

Reagime të shumta pati dje nga partitë në pushtet, pas takimit që patën liderët e opozitës, Isa Mustafa dhe Albin Kurti.

Lidhur me takimin dhe reagimet e PDK-së, deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova, ka thënë për gazetën “Bota sot” se në vendet normale, takimet e liderëve, qoftë të opozitës apo pozitës, nuk bëjnë sensacionale.

“Në vendet normale dhe me demokraci të konsoliduar, takimet e liderëve qoftë të opozitës, qoftë të koalicioneve qeverisëse janë rutinë pune dhe nuk bëjnë sensacione mediale. Takimi i dy liderëve opozitarë dje ishte një takim pune dhe bashkëbisedimi për rrjedhat e gjithmbarshme që po i kalon vendi”, është shprehur ai.

Rugova thotë se partitë reaguan me doza nervoze dhe kjo për shkak të frikës dhe panikut në të cilin janë, jo nga humbja në zgjedhje, por funksionimi i shtetit ligjor, duke shtuar se PDK është në ethe dhe të gjithë po e dimë pse.

“Si për çudi treguan në mënyrë sinkrone të gjitha partitë në qeveri me një gjuhë aspak dinjitoze dhe me doza nervoze të theksuar! Pse këto parti u frikësuan nga një takim i kryetarit të LDK-së dhe atij të VV-së, tani po shihet qartë se janë në panik jo vetëm nga humbja në zgjedhje por edhe nga funksionimi i shtetit ligjor që do fillojë të funksionon me qeverinë e re! Shumë në ethe është PDK, të gjithë po e dimë pse?! E shoh të mundshëm dhe funksional një koalicion qeverisës LDK-VV të udhëhequr nga LDK-ja”, ka deklaruar deputeti Naser Rugova për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat