Fitore e madhe për Kosovën nëse bëhet ky koalicion

Politika

Fitore e madhe për Kosovën nëse bëhet ky koalicion

Nga: D. B Më: 15 gusht 2019 Në ora: 13:40
Ilustrim

Më 22 gusht dy grupet parlamentare LDK-LVV do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin. Madje dyshja LDK-LVV, iu ka premtuar qytetareve të Kosovës, se do tua kthejnë shpresat e humbura.

Njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka thënë se poqëse  koalicionojnë partia e Isa Mustafës me partinë e Albin Kurtit gjatë zgjedhjeve të parakohshme, kjo do jetë fitore jo vetëm e dy partive, por edhe e Kosovës.

Sipas tij, me këtë fitore do bëheshin ndryshime radikale politike për të mirën e Kosovës, për faktin se bashkëpunimi i Mustafës me Kurtin do detyronte PDK-në e Veselit të shkonte në opozitë të thellë e të pandikuar.

“Ky bashkim i dy forcave politike, LDK e LVV, do jetë e pa konkurrencë edhe sikur PDK-ja në panik të forconte radhët me AAK-në, NISMËN e AKR-në do ishte e pashmangshme humbja e tyre. Kjo humbje do ishte e pa durueshme për vet kryesinë e anëtarët e simpatizantët e saj, kjo pakënaqësi do të bënte përçarje interesash të madhe politike. Kjo do ta dobësonte aq keq PDK-në sa që do shkonte deri në shkatërrimin e saj. E mira e gjithë komandantëve të PDK do t ‘ishte që mos të merren me politikë, po të merreshin me Ushtrinë e Kosovës”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat