A do të ketë një qeveri mes LDK-së dhe VV-së? Flet analisti politik

Politika

A do të ketë një qeveri mes LDK-së dhe VV-së? Flet analisti politik

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 21:54
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Koalicioni mes dy subjektet më të mëdha opozitarë po shihet i mundshëm. Ndërsa, një prej pikave të përbashkëta që këto dy parti do t’i shpinte deri te një produkt final, është qeverisja e vendit duke e lënë PDK-në edhe përfundimisht në opozitë.

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të ketë frikë nga ajo që bën LDK duke pasur parasysh se të gjitha sondazhet dhe analizat përsëri kohëve të fundin e nxjerrin subjektin që e drejton Isa Mustafa si të parën.

Ai gjithashtu ka thënë se përkundër se është herët të flitet për një koalicion, konstatohet pa dyshim se ka disponim nga një numër jo i vogël i simpatizantëve dhe votuesve të LDK-së dhe VV-së që të bashkëpunohet.

Image
Faton Abdullahu

“Është e kuptueshme se PDK do të ketë frikë nga ajo që bën LDK duke pasur parasysh se të gjitha sondazhet dhe analizat përsëri kohëve të fundin e nxjerrin LDK-në subjektin më të madh politik. Është herët të thuhet se a do të ketë koalicion ndërmjet LDK-së dhe VV-së, por mund të konstatohet pa dyshim se ka disponim nga një numër jo i vogël i simpatizantëve dhe votuesve të këtyre dy subjekteve që të bashkëpunohet me qëllim që të hyhet në koalicion për ta dërguar PDK-në në opozitë”, është shprehur Abdullahu, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, Abdullahu ka shpjeguar edhe dallimet e mëdha mes dy subjekte opozitarë, për çka ka thënë se mbetet të shihet se a do ta arrijnë liderët e tyre ti gërshetojnë interesat partiake.

“Është e vërtetë se këto dy subjekte kanë dallime të mëdha prandaj mbetet të shihet se a do ta arrijnë liderët e tyre ti gërshetojnë interesat partiake duke i ngritur në stadin e koalicionit me qëllimin që të përfitohen interesa për Kosovën dhe qytetarët e saj . Kjo nuk do të jetë e lehtë për shumë arsye e një nga ato është edhe ajo se çfarë do të bëjnë edhe subjektet e tjera që do të jenë në garën zgjedhore”, ka thënë ai.

Analisti politik ka nënvizuar se duhet të pritët edhe pak dhe të kuptohen më mirë edhe më drejtë disa zhvillime politike, dhe sipas tij, vetëm atëherë mund të flitet më konkretisht për koalicionet në përgjithësi.

“Duhet të pritet edhe pak kohë që të shpalosen dhe të kuptohen më mirë edhe më drejtë disa zhvillime politike dhe vetëm pastaj mund të flitet më konkretisht për koalicionet në përgjithësi e për këtë LDK-VV në veçanti. Një nga këto zhvillime është edhe dialogu me Serbinë. Ne mund të presim edhe ndonjë letër nga partnerët tanë ndërkombëtar, nga Brukseli apo Uashingtoni, apo ngjashëm diçka si kjo e fundit nga QUINT-i që do të sqaroj më shumë këtë proces e për rrjedhojë ato mund të ndikojnë jo pak edhe në dizajnimin e koalicioneve të ardhshme”, ka përfunduar analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Abdullahu, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat