Lojërat e fatit po vazhdojnë punën online

Politika

Lojërat e fatit po vazhdojnë punën online

Nga: M.H Më: 18 gusht 2019 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Që nga marsi i këtij viti, Qeveria e Kosovës mori vendim që t’u vëj drynin të gjitha lokaleve ku ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit, respektivisht basteve sportive dhe kazinove. Por, pavarësisht faktit se tashmë kjo është veprimtari e paligjshme në vend, disave nuk po u pengon që ta ushtrojnë.

Janë marrë disa masa për mbylljen e tyre mirëpo si duket nuk ka ndihmuar mjaftueshëm për t’u vetëdjisuar për mbylljen e të gjithave.

Lidhur me këtë çështje, juristi dhe analisti, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, tha që po ushtrohet kjo veprimtari edhe online edhe në forma të tjera ilegale dhe se duhet më shumë kontroll për ta ndaluar komplet këtë veprimtari.

Image
Blerim Burjani

“Fatkëqësisht ende po ushtrojnë veprimtarin të paligjshme në forma tjera si online dhe forma tjera ilegale, kjo veprimtari po zhvillohet jashtë kontrollit të shtetit dhe institucionëve tjera shtetërore. Kërkohet që të ketë më shumë kontrollë ndaj kësaj veprimtaria”, përfundoi, Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat