Kelmendi: Kuvendi i Kosovës duhet të shpërndahet

Politika

Kelmendi: Kuvendi i Kosovës duhet të shpërndahet

Nga: D. B. Më: 19 gusht 2019 Në ora: 14:08
Muhamet Kelmendi

Shkuarje në zgjedhje të parakohshme në Republikë pa e shpërndarë Kuvendin e Kosovës nuk mund të ketë. Rruga tjetër është rruga e mos ndërtimit të Qeverisë nga mandatari i caktuar nga Presidenti.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kushtetuta cakton afatin prej 40 ditëve për zgjedhje të parakohshme nga dita e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.

“Shpërndarja e Kuvendit bëhet vetëm me 2/3 e votave të të gjithë deputetë. Tash varet shumë se më 22 gusht PDK, NISMA dhe PSD a do të votojnë për a kundër shpërndarjes së Kuvendit për të shkuar në zgjedhje. Mendohet se AAK,LDK dhe VV janë për shpërndarje të Kuvendit dhe për zgjedhje të parakohshme. Me shpërndarje i kthehen kompetencat sovranit (popullit)”, ka thënë njohësi i cështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat