Rexhaj: Përkuljen tek varri i Rugovës për pushtet Kurti e bënë pa pikë problemi - Bota Sot
Rexhaj: Përkuljen tek varri i Rugovës për pushtet Kurti e bënë pa pikë problemi

Politika

Rexhaj: Përkuljen tek varri i Rugovës për pushtet Kurti e bënë pa pikë problemi

Nga: D. B. Më: 19 gusht 2019 Në ora: 14:46
Sali Rexhaj

Veprimtari dhe analisti politik Sali Rexhaj, ka thënë se LDK e VV sa i përket ideologjisë nuk kanë asgjë të përbashkët. Por ideologjia nuk paraqet problem për koalicion.

Sipas tij, problem është se LDK është parti shtet formuese, kurse VV është subjekt shtet mohues.

“Këtu nuk shoh asnjë mundësi për bashkëqeverisje. Si mundet një qeveri e Kosovës të ketë në radhët e veta ministra shqiptar që nuk e njohin shtetin. Aq më shumë kur këtij koalicioni duhet shtuar edhe ministrat e Listës Serbe, kështu vimë në situatë që shumica e ministrave nuk e njohin shtetin e Kosovës. Mu në këtë fazë kur gjendemi në prag të bisedime me Serbi dhe Thaçi e ka hap çështjen e integritetit territorial. Kurse kërkesa për tu përkulë Kurti tek varri i presidentit historik është e deplasuar, sepse Kurti ka shkel edhe kauza më të mëdha, madje ka shkel edhe mbi gjakun e aktivistëve të saj të vrarë në demonstrata për kauza të shpifura”, ka thënë analisti politik Sali Rexhaj.

Ai më tutje ka shtuar se përkuljen tek varri i Rugovës për pushtet Kurti e bënë pa pikë problemi.

“Por kjo nuk e ndërprenë fare varrin e Rugovës, ashtu siç nuk e nderon fare ata që përkulen sot, kurse sa ishte gjallë e shanë e fyen dhe në disa raste tentuan që ta vrasin”, ka thënë analisti politik Sali Rexhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...