A po mbetet Vetëvendosja e vetme ne zgjedhje?

Politika

A po mbetet Vetëvendosja e vetme ne zgjedhje?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 20 gusht 2019 Në ora: 11:16
Vetëvendosje

Ende pa u shpërnda Kuvendi i Republikës së Kosovës, partitë politike kanë filluar kalkulimet e tyre që të merren me koalicione parazgjedhore.

Në flugun e kësaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka arritur një marrëveshje me Partinë Socialdemokrate. Tashmë kjo është zyrtare dhe këto dy parti do të kandidojnë me një listë të përbashkët.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet që së shpejti të lidh koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limaj i cili gjatë kësaj kohe nuk ishte i zëshëm sikurse liderët e partive tjera politike.

Por, pas gjithë kësaj, siç duket Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lëvizja Vetëvendosje po shkojnë të vetme në zgjedhje.

E nga kjo maten forcat se cila parti politike është më e madhja dhe më e dashura nga populli.

Krasniqi: Qëllimi i koalicioneve kapja apo ç’kapja e shtetit?

Image
Faik Krasniqi

Politologu Faik Krasniqi ka thënë se LDK me këtë kryesi, nuk më çudit fare nëse bëjnë një koalicion të tillë me AAK, Nisma dhe PSD.

Sipas tij, LDK-ja sikur po harron që AAK dhe Nisma janë pjesë e PAN-it.

“Është qëllimi i tyre ç'kapja e shtetit, apo të vazhdohet me kapjen e shtetit. Nuk mund të ç'kapet shteti me kapësit e shtetit. Nëse LDK-ja ka qëllime serioze për ç'kapjen e shtetit nga kapësit e shtetit, atëherë duhet të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe jo të nxjerrin arsyetime banale”, ka thënë politologu Krasniqi.

Burjani: LDK do të shkojë vetëm sërish në zgjedhje

Image
Blerim Burjani

Ndërsa njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani ka thënë se LDK do të bënte gabim të madh të shkon në koalicion pa kuadro siç AAK dhe e pa aftë dhe problematike korruptive dhe nepotiste.

Sipas tij, LDK më mirë vetëm se me kësi parti të negocioj edhe pse ende nuk ka asgjë konkrete sa i përket koalicionit të potencuar.

“PSD dhe VV janë alternativa më e mundshme dhe më e favorshme që PAN-it e mënjanohet nga pushteti dhe formulat qeverisëse që janë problemi i Kosovës më e madhe si PAN, andaj përzierja e çfarëdoshme me këto subjekte është thirrje për zhvatje kontrolle të pasurive publike njerëz të dyshimtë për vepra të shumta penale”, ka thënë njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani.

Ai më tej ka shtuar se koalicioni më i drejtë për LDK do të ishte LDK, PSD dhe VV, dhe çfarëdo variante tjetër, asgjë pozitive nuk i sjell,

“Por LDK do të shkojë vetëm sërish në zgjedhje, sepse kështu e kanë tërë kohën deri më tash”, ka thënë Burjani.

Haziri: Koalicioni i LDK-së më këto dy të fundit, nuk do të ishte ajo që e presin qytetarët e vendit

Image
Nexhat Haziri

Kurse opionisti Nexhat Haziri ka thënë se nëse takimet e sotme që i zhvillojë lideri i LDK-së, Mustafa me disa nga liderët e partive si PSD dhe NISMA, më shumë kanë qenë takime taktike të Mustafa, për ndonjë koalicion pas zgjedhor se sa një koalicion i mundshëm parazgjedhor me partitë si AAK-ja, NISMA dhe PSD-ja.

“E them këtë për faktin sidomos për dy partitë AAK dhe NISMA të cilat ishin në koalicionin qeverisës PAN, dhe se koalicioni i LDK-së më këto parti nuk do ishte zgjedhja më e mirë, duke marrë parasysh po ashtu qeverisjen mafioze të PAN-it. E vetmja e keqe e këtij koalicioni nuk ishte vetëm PDK-ja, por edhe partnerët e saj si AAK-ja dhe NISMA. Andaj koalicioni i LDK-së më këto dy të fundit, nuk do të ishte ajo që e presin qytetarët e vendit, nuk paraqet ndryshimin apo alternativën që do ta nxirrte vendin nga kjo krizë në rënd jo vetëm politike në të cilën e katandisi qeverisja mafioze e panit ne krye me ish-kryeministrin Haradinaj”, ka thënë opinionisti Haziri.

Kurse sa i përket asaj se apo anashkalohet VV-ja, Haziri ka thënë se kjo e fundit është viktimë e egoizmit të vet politik, duke u sjell si shpëtimtarja e vetme e vendit, dhe duke e paraqitur liderin e tryeza.

“Kurti si një njëri që ka shkopin magjik për t’iu dhen zgjedhje të gjitha problemave më të cilat ballafaqohet vendi, dhe së të tjerët vetëm duhet ti shkojnë pas. Kjo mbase është pengesa kryesore që VV-në e bënë shumë të vështirë çfarëdo marrëveshje më të në aspektin e ndonjë koalicioni zgjedhor, mbase edhe si partnere në qeverisje. Dhe kjo sjellje e VV-së sikur e ka vënë në një pozicion mjaftë të vështirë edhe LDK-në dhe zbehë gjasat që të kemi një qeverisje më ndryshe dhe me alternative nga që ishte koalicioni PAN”, ka thënë opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat