Vjen paralajmërimi i fuqishëm: ‘Pronto mafia’ do të fshihet nga faqja e dheut - Bota Sot
Vjen paralajmërimi i fuqishëm: ‘Pronto mafia’ do të fshihet nga faqja e dheut

Politika

Vjen paralajmërimi i fuqishëm: ‘Pronto mafia’ do të fshihet nga faqja e dheut

Nga: D. B. Më: 20 gusht 2019 Në ora: 16:45
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Adem Grabovci

Kësaj vjeshte ka nisë më i ardhur era zgjedhje. Është mbushë kupa saqë ka nisë të derdhet. Gjithkush dhe çdokush po donë zgjedhje. Zgjedhje po donë edhe populli sepse veç është ngi më përmbysjen e shtetit nga ana e ‘Pronto mafisë’ dhe SHIK-ut kriminel siç po thonë.

Kështu ka vlerësuar analisti politik prof. Dr. Binak Maxharraj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se po kërkojnë “zgjedhje” edhe ata që nuk janë për zgjedhje, po kërkon “zgjedhje” edhe ‘Pronto’ mafia, ani pse këto zgjedhje do të jenë katastrofë për ti ka ardhë fundi që të hyn pak në opozitë.

“Por çka por?! Duhet pritur 22 gushtin te cilin e kemi në prag, për me e pa se a do te shpërndahet Kuvendi. Unë jam skeptik që një gjë e tillë do të ndodhë. Por ‘Pronto mafia’ e cila është si bisha e plagosur do ti qetë edhe shkelmat e fundit që Kuvendi të mos shpërndahet, sepse ajo e dinë fare mirë së çka do ta gjejë. Është angazhuar e tërë nëntoka dhe mbi toka e ‘Pronto mafisë’ së bashku me SHIK-un qe me 22 gushte të mos shpërndahet Kuvendi për te synuar ndonjë marifet duke mos votuar për shpërndarjen e Kuvendit, por besoi edhe duke e bindur edhe “Lista Srpsa” qe ti del në ndihmë, sepse kështu do të ia zgjatë edhe pak jetën në te thatë vetvetes. Nga ana tjetër, po bahet një zhurmë e madhe si në pozitë ashtu edhe ne pozitë për te ia bë me sy njeri-tjetrit ne stilin ”hajde ose unë ose po vijë unë te ti”, sepse të gjithë i ka kapë tmerri i zgjedhjeve që të mbahen në vjeshtën me dushk të verdhë dhe më plotë bukuri natyrore me plotë ngjyra”, ka thënë prof. Dr Maxharraj.

Sipas tij, të gjitha partitë janë në këmbë, janë në hallakam, as gjumi nuk po i merr, duke bërë skica dhe plane se me kënd duan të bëhen, se me kënd më qetë më së miri me u” martua” për do vite.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

“Disa parti i ka kape edhe paniku e zorit qe të krijojnë lidhje me ndonjë parti tjetër edhe nga shkaku së nuk mund ta kalojnë pragun e zgjedhjeve. Zhurmat dhe piskamat parazgjedhore nuk kanë te ndalur. Kështu AAK e Ramush Haradinaj e para u qeli derën cubave, gueriles, rebeleve dhe të arratisurve nga LVV, duke ju thanë ‘bujrëm’ në shtëpinë time, nuk ka gajle nëse jeni hajna, mashtrues, gueril dhe rrebelues të arratisur, sepse jeni të mirë se ardhur në shtëpinë e AKK, sepse në shtëpinë time thotë Haradinaj kemi shtrojë e mbulojë edhe për më shumë njerëz. Kështu dje përfundoi Koalicioni midis AAK dhe PSD, një koalicion i mjerueshëm i cili do ti dëmtoi të dy palët, duke e parë rangun e partisë së Shpend Ahmeti i cili i ndërron partitë për interesin e vetë. Pasi që koalicioni parazgjedhor midis AAK dhe PSD e “theu” qafën duke ia lidhë lakun vetvetes ka mbetur të shihet si do të veprojnë partitë tjera në këtë situatë parazgjedhore”, ka thënë Maxharraj.

Ai më tej ka thënë se ‘Pronto mafinë’ e (PDK-së) nuk është duke e bë hesap askush as për pesë pare, ajo ka mbete si qyqja në rremë, sepse me të nuk dëshiron të bëjë koalicion askush, pos ndonjë parti e vogël e tipit te Gjergj Dedaj apo Edita Tahirit, të cilat në kandarin e zgjedhjeve as që qojnë peshë.

“Mbetën të shihet se si do të sillet opozita LDK dhe LVV. Këto ditët e fundit po zhvillohet një aktivitet i dendur për afrimin e këtyre dy partive më të mëdha opozitare. Pati “dashuri dhe urrejtje” midis këtyre, por si duket janë një rrugë që të përafrohen për të krijuar një koalicion të madh të cilit nëse i bashkohet edhe NISMA e Fatmirë Limajt nuk ka Zot që mund ti rrëzojë në zgjedhje, koalicion ky i cili do të ishte tmerri i ‘Pronto mafisë’ të cilën do ta shkelmon për ta hedhë në opozitë”, ka thënë Maxharraj.

Ai vlerëson se ‘Pronto mafia’ plasi nga inati që një koalicion i mundshëm midis LDL-LVV dhe Nisma mos të ndodhë, e ka angazhuar krejt nëntokën dhe mbi tokën së bashku me SHIK qe kjo të pengohet.

“Por nuk mundet ta ndal, a ndalët uragani i fuqishëm i cili tani veç është nisë në drejtim të ‘Pronto mafisë’ dhe SHIK-ut i cili as që do të mundë më ta hapë gojën në stilin e saj të njohur “do të ju rrasi SHIK” LVV në këtë rast nuk po anashkalohet, kjo është alfa dhe omega e koalicionit te opozitës, sepse LVV është e fuqishme, bilë do thoja edhe më e fuqishme se LDK. Me LVV ‘Pronto mafia’ do të fshihet nga faqja e dheut për shumë kohë, kurse pa LVV, LDK është handikepe, pasi nuk mund të bëjë e vetme asgjë. Prandaj, ky është rasti që të shfrytëzohet nga LDK dhe LVV që ti jepet grusht i madh ‘Pronto mafisë’. Besoj se do të ndodhë, përkundrazi edhe më tutje ‘Pronto mafia’ nuk do të jep shpirt tërësisht”, ka thënë analisti politik Binak Maxharraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...