Maloku: I vetmi që kurrë nuk ka pësuar humbje është Agim Veliu

Politika

Maloku: I vetmi që kurrë nuk ka pësuar humbje është Agim Veliu

Nga: D.B Më: 20 gusht 2019 Në ora: 17:45
Agim Veliu

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ftuar Këshillin e Përgjithshëm që të mbajë një takim ku do të jenë dy pika të diskutimit.

Me siguri pika e parë, ku do të flitet për perceptimin e opinionit publik për LDK-në do të ketë mjaft çka të diskutohet.

Kështu ka vlerësuar politologu Albinot Maloku i cili në një prononcim për “Bota sot”  ka thënë kësaj teme do t’i qasen realisht e pa konsensus nga frika se mund të shkapërderdhen.

Sipas tij, LDK ka nevojë për këtë diskutim, ndërsa në pikën e dytë, ku do të bëhet fjalë për zgjedhjen e kryesisë së partisë, veçse ka një konsensus dhe shpejtë do të kryhet kjo çështje.

“Nëse flasim për kandidatin më të mirë për kryeministër që e ka kjo parti për të garuar në zgjedhje si e vetme, besojë e shpresojë se do të ofrohet alternativa e cila është dëshmuar fituese në të gjitha proceset zgjedhore në vend. I vetmi që kurrë nuk ka pësuar humbje është Agim Veliu dhe ai është parafytyrim i një LDK-je çfarë duhet të jetë. Roli i tij prej bariut të kujdesshëm që ruan kopenë në mënyrën më të mirë, padyshim se është premisa që e sjellin atë, si alternativën më të mirë që ka kjo parti për të ofruar si kandidat për kryeministër”, është shprehur politologu Albinot Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat