Skënder Zogaj: Ja çka do të diskutoj Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së?

Politika

Skënder Zogaj: Ja çka do të diskutoj Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së?

Nga: D. B. Më: 20 gusht 2019 Në ora: 17:53
Skënder Zogaj

Mbledhja e Këshillit të përgjithshëm të LDK-së menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit është e domosdoshme sepse, ka nevojë imediate për diskutimin e çështjeve të rëndësishme përkitazi me zgjedhjet, që kësaj radhe për shkak të krizës politike dhe institucionale në të cilën ndodhet vendi, janë nga më të rëndësishmet për fatin e popullit të Kosovës. Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Zogaj, i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se këto zgjedhje duhet të shënojnë fillimin e ri të funksionimit normal shtetëror.

Prandaj, sipas tij, LDK-ja paraqet grupimin partiak më të fuqishëm dhe me aspiratat më të mëdha për qeverisjen e vendit, duhet që në Këshillin e përgjithshëm të diskutojë si t'i fitoj zgjedhjet, e më pak, të preokupohet se kush duhet të jetë kandidat për postin e kryeministrit.

“Mjerë ajo parti që fitoren e garës e bazon te kandidati për kryeministër, sepse, partitë serioze duhet të kenë më shumë se një person të denjë që ta bëjë kryeministër. Gara e partive duhet të bazohet në programet e tyre, të konceptet qeverisëse dhe fiksimi i qëndrueshëm i nevojave zhvillimore të Kosovës sot dhe për katër vitet e ardhshme. Pra, mendoj se Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së do të diskutoj platformën e fushatës zgjedhore duke kërkuar disiplinën e strukturave partiake dhe të anëtarësisë që të kryej sa më me korrektësi obligimin elektoral, nga i cili varet cilësia e zgjedhjeve dhe cilësia qeverisëse e vendit. LDK-ja si partia më e vjetër duhet të preokupohet, edhe në këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm me fatin e shtetit me vizionin e saj të funksionimit të pushtetit”, është shprehur analisti politik Skënder Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat