Goditje e rëndë për Kadri Veselin dhe PDK-në: Zyrtari i LDK-së e zbulon pse kjo parti nuk mund ta luftojë korrupsionin

Politika

Goditje e rëndë për Kadri Veselin dhe PDK-në: Zyrtari i LDK-së e zbulon pse kjo parti nuk mund ta luftojë korrupsionin

Nga: N.H Më: 20 gusht 2019 Në ora: 20:53
Kadri Veseli

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur lidhur me terheqejn e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga nga bordi i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Gecaj kujton se edhe në vitin 2013-të ishte PDK-ja që i kishte detyruar amerikanët të tërhiqeshin për mos t’u kthyer kurrë më në Bordin e Drejtorëve të AKP-së.

Image
Bajram Gecaj

“Tërheqja e amerikanëve dhe e britanikëve nga Bordi i AKKVP nuk është fare dukuri e re ... edhe në vitin 2013-të ishte PDK-ja që i kishte detyruar amerikanët të tërhiqeshin për mos t’u kthyer kurrë më në Bordin e Drejtorëve të AKP-së. Arsyetimi i dhënë mediave në atë kohë ishte: “Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shqetësuar në lidhje me udhëheqjen dhe drejtimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe nuk ndihet më në gjendje që të japë një kontribut pozitiv në punën e rëndësishme të agjencisë””, deklaron Gecaj, për gazetën “Bota sot”.

Sipas Gecajt, as PDK-në dhe as Kadri Veselin nuk e pastron fushata e tyre elektorale.

“ Fatkeqësisht, këto janë vetëm dy institucione për të cilat reaguan ashpër miqtë e vendit tonë, krahasuar me gjithë atë “mal” institucionesh të kapura nga Kadri Veseli dhe partia e tij. As PDK-në dhe as Kadri Veselin nuk e pastron fushata e tyre elektorale, sa qesharake aq edhe hileqare, e “luftës kundër korrupsionit”. Nuk mund ta luftojnë korrupsionin ata të cilët e kishin ideuar dhe instaluar të njëjtin, pasi që kjo për ta do të nënkuptonte ‘vetëvrasje’”, shprehet ai.

Ndërsa, krejt në fund, ai shpjegon se Kosova ka gjasa reale të këndellet e shteti të ç’kapet vetëm me PDK-në në opozitë.

“Ky vend ka gjasa reale të këndellet e shteti të ç’kapet vetëm me PDK-në në opozitë, dhe atë sipas preferencave për së paku dy mandate. Duket që më në fund edhe elektorati e ka kuptuar të njëjtën, prandaj besoj shumë që këtë herë nuk do të votohen mashtruesit, zhvatësit dhe shkatërruesit e shtetit”, përfundon anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat