Opinionisti zbulon arsyet pse nuk do të luftohet korrupsioni dhe nepotizmi nga PDK-ja, i quan fjalë goje

Politika

Opinionisti zbulon arsyet pse nuk do të luftohet korrupsioni dhe nepotizmi nga PDK-ja, i quan fjalë goje

Nga: A.M. Më: 20 gusht 2019 Në ora: 21:43
Milazim Maraj

“Reklamë parazgjedhore pa plan të prezantuar”, kështu e quan opinionisti Milazim Maraj premtimet për luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit nga PDK-ja.

Në një prononcim për “Bota sot”, ai ka thënë se ende pa u shpallur data e zgjedhjeve në vend ka filluar fushata zgjedhore. Sipas tij, deklarimet e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës, për  luftimin e korrupsionit dhe nepotizmin janë një fjalë goje të pabesueshme.

“Pas dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës, filloj fushata zgjedhore. Ende pa u shpallur  data për zgjedhje filloj fushata madje shumë dinamike. Zgjedhjet janë të  jashtëzakonshme edhe fushata është e jashtëzakonshme.  Premtimet janë shumë të mëdha madje tentojnë të prekin pulsin e zgjedhësit. PDK, premton se së do ta luftoj korrupsionin dhe nepotizmin. Kjo është vetëm një fjalë goje, mjaftë e pa besueshme, pas krejt kësaj që ka ndodhë tani e dy dekada” është shprehur ai për “Bota sot”.    

Image
Milazim Maraj

Maraj ka numëror disa argumente pse nuk do të bëhet luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit.

“Të pa besueshme e bëjnë këto argumente:

1. Ishte kjo parti në pushtet kur shpërtheu nepotizmi,  afera “Pronto”.

2. Veteranet e rrejshëm.                                                                                                                                                       

3. Afera Toka.

4. Vjedhja e zyrave të dëshmive në polici ,për të mbuluar krimet.

5. Neglizhenca deri në sabotim e gjykatave anë e këndë Kosovës.

6. Mos dënimi i krimineleve serb për krime lufte në Kosovë!!!???.

7. Emërimi  i falsifikatoreve në poste të drejtësisë.

8. Mbyllja e Kosovës, humbjet  e njohjeve dhe dëshpërimi i miqve deri në dorëheqje, etj,  etj”, ka deklaruar ai për “Bota sot”. 

Gjithashtu, Maraj ka potencuar se ekipi më të cilin do të futet në garë PDK-ja është ai që në poste nuk ka ardhur më merita, por më nepotizëm dhe se kësaj parti do t`i duhej një plan i detajuar demokratik.

“Premtimi që do të bëjë korrigjime posa të vij në pushtet nuk është i argumentueshëm. Nuk është një projekt që ofron pasqyrë veprimesh për të korrigjuar të gjitha dobësitë e instaluara për këto mandate dhe gjysme mandate që i patën vet.  Pastaj edhe më të pa besueshme e bënë fakti që ekipi më të cilin do të futet në garë PDK është ai që në poste nuk ka ardhur më merita por më nepotizëm.  Kjo është sikur të premtosh se do të i luftoj ujqit që vijnë nga mali më këta të kopshtit. Janë disa veprime që kryetari i PDK i mori  gjatë dhe pas zgjedhjeve në partinë e tij, tërheqja nga postet e personave që janë në procedura gjyqësore, mos futja në listën zgjedhore e personave të inkriminuar, janë pak joshëse por jo premtuese. Korrigjimi i terë asaj që ka ndodhë deri sot kërkon profesionalizëm, moral të fort kombëtarë e shtetëror, vendosmëri dhe guxim, analizë të rezultateve pas çdo veprimi. Për këtë luftë kërkohet sakrificë e madhe dhe e gjatë. Për këtë sakrificë duhet plan demokratik i detajuar për çdo veprim duke i llogaritur edhe të pa priturat nga rezistenca e rrjetit të inkriminuar i cili mund të përkrahet nga rrjetet  kriminale të huaja, kohën për përgatitje për një luftë të tillë, mekanizmin ligjor, koston dhe resurset njerëzore të mjaftueshme dhe adekuate  të  domosdoshme. Një plan nga PDK  dhe kryetari i saj më këto komponentë nuk është prezantuar, andaj del sikur premtimet për liberalizim të vizave dhe  për dhe shumë premtime tjera që nuk u realizuan kurrë”, ka përfunduar Maraj për “Bota sot”.

Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka premtuar se do ta luftojë korrupsionin.

“Si kryeministër i ardhshëm do të angazhohem më shumë, jo vetëm për të luftuar dhe parandaluar rastet e korrupsionit, por edhe për ta promovuar edhe më shumë misionin e tyre fisnik dhe humanitar”, ka shkruar Veseli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat