Alma Lama tregon se a do të garojë për deputete në zgjedhjet e shtatorit

Politika

Alma Lama tregon se a do të garojë për deputete në zgjedhjet e shtatorit

Nga: D.RR Më: 21 gusht 2019 Në ora: 14:26
Alma Lama

Gjatë një interviste për gazetën “Bota sot”, ish ambasadorja dhe ish deputetja Alma Lama, ka treguar se a do të garojë në zgjedhjet e ardhshme për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pas shkarkimit të saj nga posti i ambasadorëve, Lama ka vendosur që përkohësisht të shkëputet nga aktiviteti politik, duke thënë se do t’i përkushtohet familjes dhe nuk do të garojë për deputete.

Pjesë nga intervista:

“Bota sot”: A keni pretendime të jeni pjesë e zgjedhje të ardhshme si deputete?

Alma Lama: Tani për tani kam disa prioritete të tjera, pra nuk kam interes të përfshihem në politikën aktive. Puna në Itali ka qenë tepër dinamike ndërsa ndërprerja e parakohshme e mandatit më ka shkaktuar disa probleme me shkollimin e fëmijëve. Kam vendosur t’iu përkushtohem më shumë atyre pasi janë në moshë delikate dhe kanë shumë nevojë për mua. Këtë muaj kam bërë 20 vite që punoj dhe jam nënë e tre fëmijëve. Çdo nënë që punon e di se nuk është aspak e lehtë rritja e fëmijëve. Pastaj kam në duar disa gjëra me rëndësi që duhet t’i përfundoj sa më parë. Natyrisht, unë do të jap kontributin tim në sferën publike përmes opinioneve të mia dhe disa aktiviteteve që po planifikoj për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat