LDK dhe VV në koalicion para apo paszgjedhorë? - Bota Sot
LDK dhe VV në koalicion para apo paszgjedhorë?

Politika

LDK dhe VV në koalicion para apo paszgjedhorë?

Nga: A.M. Më: 22 gusht 2019 Në ora: 18:38
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Analisti politik, Faik Krasniqi mendon së më mirë është që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje të bëjnë koalicion parazgjedhor.

“Kosova duhet të mbi çdo gjë. Mbi postin e kryeministrit dhe postet e tjera, nëse ja duan të mirën Kosovës. Nuk mund ta dimë arsyen e njërit apo tjetrit subjekt politik pse nuk po lëshojnë pe për postin e Presidentit. Por, LDK dhe VV do të ishte mirë që të futen në një koalicion parazgjedhor, në mënyrë që PDK ta dërgojnë përfundimisht në opozitë”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Krasniqi është shprehur se “as AAK dhe Nisma e AKR nuk kanë dallim me PDK, sa i përket zhvatjes se shtetit”.

Image
Faik Krasniqi

Sa i përket ndarjes së postit të kryeministrit, sipas tij, duhet të bëhen në bazë të votueseve.

“Është fare e lehte për postin e kryeministrit. Ai kandidat që merre më shumë vota në një koalicion parazgjedhor, ai ose ajo kandidate të zgjidhet kryeministre. Këto dy parti përveç dërgimit të PDK-se ne opozite, kanë për detyrë dhe obligim që Presidentin Thaçi ta shkarkojnë nga ky post!”, ka përfunduar Rasniqi për “Bota sot”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...