U tha se Bujar Bukoshi ofroi para për ta vrarë Ibrahim Rugovën, flet ish-gazetari i luftës: Rugova ishte aq trim sa...

Politika

U tha se Bujar Bukoshi ofroi para për ta vrarë Ibrahim Rugovën, flet ish-gazetari i luftës: Rugova ishte aq trim sa...

Nga: N.H Më: 23 gusht 2019 Në ora: 23:04
Bujar Bukoshi dhe Ibrahim Rugova

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka akuzoi rëndë Bujar Bukoshin, për të cilin tha që ofroi para për të heq qafës Ibrahim Rugovën dhe Fehmi Aganin.

Këto para, sipas Zekës, Bukoshi ia ofroi vëllait të Shaip Mujës, Shabanit.

Lidhur me këtë, ish-gazetari i luftës, Rexhep Shahu, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, duke i komentuar këto deklarata ka thënë se beson se pa dashjen e Rugovës nuk mund të ishte kryeministër Bukoshi, pasi sipas tij Rugova ishte aq trim sa nuk mund të ishte peng i askujt.

Image
Rexhep Shahu

“E vështirë të gjesh udhën në një çështje ku ka aq shumë tym. Nuk i di raportet personale njerëzore mes tyre, por besoj se pa dashjen e Rugovës nuk mund të ishte kryeministër Bukoshi pasi Rugova ishte aq trim sa nuk mund të ishte peng i askujt. Sa di dhe kam dëgjuar në ato kohë nga rugovistë e antirugovistë, fondet për krijimin e FARK-ut, për armë e logjistike kanë qenë të qeverisë Bukoshi dhe nuk mund të ndodhte kjo pa pëlqimin e Rugovës”, ka thënë Shahu për gazetën “Bota sot”.

Ai gjithashtu tregon se ka pasur fatin të rri me eksponentë të lartë të politikës e luftës për Kosovën, dhe se asnjë njeri serioz nuk i ka folur për përçarje mes Rugovës e Bukoshit.

Mes te tjerave, ai shpjegon se ndoshta këto akuza mund edhe të qëndrojnë, mirëpo nuk beson për çështjen e luftës, e të ushtrisë mund të kenë ndodhur këto.

“Kam pasur fat të rri me eksponentë të lartë të politikës e luftës për Kosovën, asnjë njeri serioz nuk më ka fole për përçarje mes Rugovës e Bukoshit në aspekt të politikës e luftës. Sot dikush akuzon për thymje mes tyre por Rugova nuk e ka hapë gojën kurrë, akuzojnë se Bukoshi nuk i ka lëvruar fonde presidencës. Ndoshta qëndrojnë por nuk besoj se për çështjen e luftës, të ushtrisë, FARK a UÇK ata kanë pasur përplasje. Kështu di unë se kështu me kanë thënë njerëz të rëndësishëm që rrinin me to”, ka përfunduar ish-gazetari i luftës, Rexhep Shahu.

Por, edhe vet Bujar Bukoshi pati një përgjigje të shkurtër kur u pyet për akuzat e Milaim Zekës, lidhur me planin për vrasjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Fehmi Agani.

“Ja ja, këto janë, ky zotëria i pari, ky që e përmende (fjala është për Milaim Zekën) në fillim, hiqu atij hajvani se hajvan është aj, nuk kam kurrfarë komenti, veç kam koment që është hajvan”, ka thënë Bukoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat