Paralajmëron avokati Gazmend Halilaj: Qytetarët nga frika nuk do të dalin në zgjedhje

Politika

Paralajmëron avokati Gazmend Halilaj: Qytetarët nga frika nuk do të dalin në zgjedhje

Nga: N.Sh Më: 24 gusht 2019 Në ora: 10:56
Gazmend Halilaj

Avokati nda Drenasi, Gazmend Halilaj, thotë se pas paralajmërimit të Prokurorisë së Kosovës për masa të ashpra ndaj atyre që vjedhin votën apo keqpërdorimit në forma të tjera, mund të nxit frikë që shumë qytetarë të mos duken fare afër qendrave të votimit.

E kjo për faktin se ata do të frikësohen se mos po ndodh ndonjë keqkuptim dhe mund të pësojnë.

Halilaj shton se, shumë më e arsyeshme do të ishte që Prokuroria me paralajmërua që askush nuk do të sprovohet me procedura penale pa prova e fakte.

“Shumë qytetarë nuk do të dalin në zgjedhje nga frika që do të përballen me ligjin pa kryer fare vepër penale. Si avokat kam raste të tilla madje edhe aktgjykime të formës së prerë kur qytetarët janë sprovuar me procedura gjyqësore vetëm pse kanë votuar... Tutje paralajmërimi i Prokurorisë që do të ketë masa të ashpra ndaj atyre që përfshihen në këto vepra po ashtu e shton frikën dhe ndjenjën që para se të dalin në zgjedhje të mendojnë më shumë se dy herë”, thotë Halilaj për gazetën “Bota sot”.

Ai përmend edhe disa raste kur qytetarët kanë votuar me kush ndërsa në qendrën e votimi të tyre dikush nga anëtarët e Komisionit e ka shfrytëzuar mos prezencën e tyre dhe kanë nënshkruar për ta.

“Mendoj që institucionet në vend të kanosjes për masa të ashpra është mirë të ngrisin vigjilencën që për të siguruar një proces të rregullt zgjedhor ku do të punohet në atë formë sa që vetvetiu ti bëhet e pamundur qytetarët apo cilit do anëtarë të Komisionit që të manipuloj me vota. Aq më tepër nuk shohim deri më tani që dikush nga strukturat e larta të një partie e që mund të besohet që ka qenë edhe organizator i këtyre manipulimeve të ketë dalur para drejtësisë, por sipas njohurive tona gjithnjë janë kapur edhe ballafaquar qytetarët e rëndomtë eventualisht ndonjë anëtarë i komisioneve në nivel lokal, i cili pa mëdyshje ka rënë viktimë e peshqve të mëdhenj”, potencon tutje avokati.

Në fund Halilaj thekson se, institucionet e zbatimit të ligjit dhe ato të sigurisë me tepër duhet të punojnë në ngritjen e sigurisë juridike se sa në atë që sa të ashpër janë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat