Flasin nga VV-ja, e duam fitoren me LDK-në - Bota Sot
Flasin nga VV-ja, e duam fitoren me LDK-në

Politika

Flasin nga VV-ja, e duam fitoren me LDK-në

Nga: A.M. Më: 24 gusht 2019 Në ora: 17:38
Ilustrim

Pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, tashmë po pritet të shpallet data e zgjedhjeve.

Disa nga partitë në vend tashmë kanë lidhur koalicion ndërmjet tyre. Ka nga ato të cilat ende nuk kanë lidhur koalicion, por janë në kërkim të partive me të cilat pritet të lidhin bashkëpunim.

Lëvizja Vetëvendosje ka vënë kushte për Lidhjen Demokratike të Kosovës për një koalicion ndërmjet tyre. Por, të dy partitë kanë “ngulur këmbë” tek posti i të partitë të Qeverisë.  

Nga Vetëvendosje thonë se kjo parti dëshiron që zgjedhjet t`i ftojë me LDK-në.

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, në një prononcim për “Bota sot”, ka shpjeguar arsyen pse për Vetëvendosjen nuk mjafton vetëm t`i fitojë zgjedhjet.

Image
Avni Zogiani

“Vetëvendosje është e bindur që nuk mjafton thjesht t'i fitosh këto zgjedhje. Për të realizuar qëllimin që ne mendojmë se duhet t'ia vejmë vetes, pra transformimin e tërësishëm të shtetit të Kosovës në një shtet të funksionimit të ligjit, kërkohet një përkrahje shumë më e madhe e qytetarit, sesa thjesht të fituarit e zgjedhjeve me një, dy, apo tre pikë të përqindjes”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Zogiani ka deklaruar se Vetëvendosje ka dashur që  një fitore të tillë ta sigurojë me LDK-në

“Prandaj Vetëvendosje ka dashur që  një fitore të tillë ta sigurojë me LDK-në. Deri tashti një partneritet i tillë nuk ka ndodhur de jure, por ka ekzistuar në disa nivele bashkëpunimi”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Poashtu,  ai ka theksuar se një koalicion të tillë do ta kërkojnë deri në fund.

“Ne nuk mendojmë se kjo shanse është humbur, sepse është jetike për të ardhmen e vendit, andaj do ta kërkojmë deri në fund”, ka përfunduar Zogiani për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...