Veseli: Të rinjtë e talentuar, me mbështetjen e shtetit, do të arrijnë shumë shpejt të hapin biznese

Politika

Veseli: Të rinjtë e talentuar, me mbështetjen e shtetit, do të arrijnë shumë shpejt të hapin biznese

Nga: M.H Më: 24 gusht 2019 Në ora: 18:41
Pamje nga vizita

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një shkrimi në facebok, ka treguar që ka vizituar sot biznesin e Visar Xhemës në Prishtinë, biznes ky i hapur nga një djalë i ri, për dizajn dhe rrobaqepësi.

Veseli, shkroi që, të rinjtë do të vazhdojnë me biznese të vogla duke vazhduar në biznese të mëdha, kështu duke u përkrahur gjithmonë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Postimi i plotë:

Është një biznes modest, por shumë i rëndësishëm për të riun Visar Xhema. Me një mbështetje prej 4900 euro nga Fondi i Rinisë së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ai ka arritur të hapë biznesin e tij të dizajnit dhe rrobaqepësisë, ku ka punësuar pesë të rinj.

Të rinjtë e talentuar, me mbështetjen e shtetit, do të arrijnë shumë shpejt të hapin biznese të vogla e të mesme dhe ta zhvillojnë karrierën e tyre në Kosovë.

Unë do të rris fondin e mbështetjes për Start-up të rinj dhe përmes kësaj mbështetjeje do ta mbajmë rininë këtu, duke përkrahur idetë e tyre dhe duke hapur vende të reja të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat