Gani Koci dhe miza ndër kapuq - Bota Sot
Gani Koci dhe miza ndër kapuq

Politika

Gani Koci dhe miza ndër kapuq

Valon Rogova Nga Valon Rogova Më 25 gusht 2019 Në ora: 14:31
Gani Koci

Gani Koci, kërcënon hapur gazetën “Bota sot”, për arsye të cilat, bën sikur nuk i di. Në të tilla raste duhet patur mirëkuptim se, nëse i referohemi shprehjes së famshme: Kush e ka mizën nër kapuq….

Gania, në këtë rast, e ka mizën nër kapuq. Jo mizë por miza, në shumës.

Gani Koci, nuk e di as vet pse del në punë, nuk e di as vet pse flet, nuk e di as vet çfarë bën. Sidoqoftë, ai t’vetën e bëri. E tha atë që kishte për të thënë. Eh po, natyrisht që, edhe ne do ta bëjmë tonën. Jo për t’ia kthy kërcënimin Gani Kocit, jo. Nuk zbresim në atë nivel, së paku unë, jo. Por duhen thënë ca gjëra që, në një realitet tjetër, nuk do t’doja t’i kisha thënë.

Gani, o’ Gani, po t’ishte për mua si person, jo në këtë jetë por edhe sikur t’i kisha dy jetë tjera për t’jetuar, nuk do t’doja të merresha me ty. Ndjej aq përcmim e neveri, aq keqardhje dhe trishtim për atë që i keni bërë këtij vendi, sa Zoti e di sa do doja, të mos ju njihja e mos dëgjoja kurrë për njerëz si ju. Por unë jam gazetar; dhe kam detyrimin e përgjegjësinë të merrem me ju. Dhe do vazhdoj të merrem. Mos kujto që mund të më trembësh me kërcënime, harroje atë punë.

Dhe kjo, jo pse jam ndonjë trim kush e di sa. Dhe jo poashtu se kam ndonjë grop të caktuar njerëzish të cilët më rrijnë mrapa për t’më ruajtur shpinën. Jo, jo Gani. Jam i vetëm zotni i nderuar zëvendësministër. O zot, merre me mend, zëvendsministër ke qenë or ti. Sa e dhimbshme.

Ndër të tjera, ke thanë: Po llapni shumë ju Bota sot, për ditë SHIK-u, SHIK-u. Pastaj vazhdon: SHIK-u është kudo. Dhe e ke mbyll: SHIK-u do t’ju ndërroj redaktorët dhe gazetarët.

E para, Gani zëvendësministri, Gazeta, që ta dish ti se duket që s’e di, është dhe ekziston për të ngre zërin, sigurisht kundër të keqës, e që  për fat të keq, je TI që qëndron në atë të keqe. Pra, ne, me UFO dhe me krijesa të mbinatyrshme s’kemi pse të merremi. Pra, kjo bie poshtë. Pastaj, ke thënë atë që ke kundërshtuar vetë. E ke thanë: SHIK-u është kudo. Eh po pra, është de. Prandaj dhe flasim, përkatëisht shkruajmë. Dhe për bukur t’zotit, në fund e ke përmbyllë me një kërcënim: SHIK-u do t’ju ndërroj redaktorët dhe gazetarët. Mos bre…

Gani, bëje tonden vllai, bëje. Jepi, përmbylle karierën siç do t’dëshiroj ta mbyllje: me kërcënime. Unë të mirëkuptoj Gani, sepse e di që, diçka tjetër, ti nuk mund t’i ofrosh kujt. Ti gjatë karierës tande, as edhe një herë nuk di të kesh marrë ndonjë vendim  për t’mirën e komunitetit, përfshi komunitetit të krahinës tënde.

Ouuu, shife shife, paskam thanë: s’ke marr asnjë vendim???

Po ç’vendim të marrësh ti? Ti s’ke qenë, s’je dhe s’do të jesh kurrë në vendimmarrje. Ti veç je pjesë e një grupi, në këtë rast SHIK-ut, që jo qytetarët e Kosovës por bota e di se ç’dëme kanë bërë, bëjnë dhe me gjasë do të bëjnë. Nuk ka përmisim këtu.

Ti Gani, para se të merresh me “Bota sot”, merru më mirë me diçka më të efektshme, sigurisht nëse di. Nëse s’di, kurgjo kurkujt vlla. Me Gani Koca jena mësu.

Nejse, Gani, se m’u marr ma shumë me ty, nuk ia vlen. Sidoqoftë po të bëj me dije: Gazeta Bota sot, do të funksionoj siç ka funksionuar sot e treqind vjet, më fal, sot e tridhet vjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...