Deputetja e LDK-së pyet: A mundemi me Vetëvendosjen?

Politika

Deputetja e LDK-së pyet: A mundemi me Vetëvendosjen?

Nga: A.M. Më: 25 gusht 2019 Në ora: 15:07
Ilustrim

Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi në një bashkëbisedim për “Bota sot”, është shprehur se partia e saj do të hyjë e vetme në zgjedhje.

“Për korrektësi me qytetarë, LDK të hyje vet në zgjedhje, ata e kanë provuar qeverisjen konstruktive e progresiste të LDK”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Ndërsa, për ofertën e Glauk Konjufcës nga Lëvizja vetëvendosje, ajo është shprehur se kjo do të bisedohet në Këshillin e Përgjithshme të LDK-së

“Këto do i bisedojmë e vendosim në Këshillin e Përgjithshme”, ka theksuar Kajtazi.

Për më tepër, ish deputetja ka potencuar se LDK-ja do të vazhdojë me ato parti të cilat nuk janë të zhytura në krim e korrupsion.

Image
Lirije Kajtazi

“Por a mundemi me VV?LDK është e vetëdijshme për formatet e partive në lojë, mund të vazhdojë me ato që nuk janë të zhytura në krim e korrupsion, të tjerat, me rritjen ekonomike dhe mirëqenien qytetare na bëjnë serioz edhe para fqinjëve edhe para bashkësisë ndërkombëtare”, ka përfunduar Kajtazi për “Bota sot”.

Ndryshe, Glauk Konjufca ka deklaruar se i kanë bërë ofertë LDK-së që LVV-ja me marrë kryeministrin, ndërsa LDK-ja me marrë Kuvendin dhe Presidencën kur të shkon Hashim Thaçi.

KLIKO KËTU PËR TË VOTUAR

Rezultati i sondazhit do të bëhet publik nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat