Veseli: Rënia e komandantit "Kumanova", ishte një humbje e madhe për UÇK-në

Politika

Veseli: Rënia e komandantit "Kumanova", ishte një humbje e madhe për UÇK-në

Nga: M.H Më: 25 gusht 2019 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, e ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Ismet Jasharin – komandant Kumanovën në 21 vjetorin e rënies.

Veseli, shkruan që komananti "Kumanova", do mbetet njëri prej luftëtarëve më të hershme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë

Ismet Jashari – komandant “Kumanova”, ishte një prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Liria e një populli fitohet vetëm me gjak!” – thoshte gjithmonë dhe për lirinë tonë e dha edhe jetën. Sot, në 21 vjetorin e rënies heroike, e kujtojmë si atdhetar të madh, të guximshëm dhe të pathyeshëm. Rënia e tij, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë, ishte një humbje e madhe për UÇK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat