“Transferimet” politike po synojnë interesat vetjake

Politika

“Transferimet” politike po synojnë interesat vetjake

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 26 gusht 2019 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Zgjedhjet që do të ndodhin në Kosovë mbetet ende njëra ndër temat aktuale në vendin tonë, duke vazhduar me premtime dhe me vizita të shumta nga ana e partive politike, ndonëse ende nuk ka filluar fushata zgjedhore.

Mirëpo ajo që është vënë re kohët e fundit janë aderimet të shumta në partitë politike të një pasnjëshme, duke filluar nga partitë më të vogla e deri te ato të mëdha.

Përveç aderimeve, u formuan edhe disa koalicione mes partive duke synuar kështu një konkurrencë më të vështirë mes veti, duke bashkuar forcat njëra me tjetre.

Aderimet që po bëhen po synojnë të arrijnë ndryshme me anë të anëtarësimit të tyre, duke menduar që ajo parti do i sjellë të mira vendit. Njëri ndër aderimet më tëpërfolura ishte ai i kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili nga partia e AKR-së, kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje.

Lidhur me këto “transferime”, për “Bota sot” kanë folur njohës të çështjeve politike, ku i kanë analizuar ato.

Burjani: Kosova është në krizë demokratike

Në lidhje me këtë temë, juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, tha që këto parti janë shpenzuar, dhe se para qytetarëve nuk ka ndonjë ndryshim. Ndërsa në lidhje më kalimin nga njësubjekt në tjetrin, Burjani, tha që janëkalkulime për interesa personale.

Image
Blerim Burjani

“Këto parti aktuale janë shpenzuar shumë dhe nuk kanë mëkredibilitet para qytetarëve, lëvizjet të njerëzve tënjëjtë prej një subjekti nëtjetrin janë vetëm kalkulime për interesa personale ajo çka bien në sy në këto lëvizje janëpërplotnjerëz të PDK po dalin ne VV, dikur përfitues në PDK e tash e shohin VV si subjekt potencial për të u rreshtuarnë radhët e deputetëve”, tha Burjani.

Më tej, Burjani, shprehët që në Kosovëpolitikaështë biznes i pastër dhe se alternative për qytetarët nuk kanë mbetur.

“Politika është plotësisht e pastër biznes në Kosovë, por jo ndryshim për qytetarët, Kosova është në krizë demokratike, të gjithë këto janëkomprometuara para qytetarëve , përderisa qytetarët sot nuk kanë kurrfarë alternative qëpunojnë për ta në mënyrë sinqertë dhe për interesa të tyre”, u shpreh Burjani.

Burjani, shprehet që LVV, është partia që ka më së shumti marketing politik dhe se në të po aderojnë njerëzit të cilët janë të pa kënaqur në PDK. Burjani, flet edhe për aderimet në partitë e tjera, cek LDK-në, e cila ende nuk ka asnjë freskim brenda saj.

“Deri më tash LVV kanë më së shumti marketing politik njerëz që aderojnë në këtë subjekt janë njerëz të pakënaqur në PDK.Disa njerëz që nuk i kishte marr LDK-ja, po shkojnë në VV po sikur disa kalkulant të PDK-së, si individpo kalojnë në VV. AAK po ashtu po bënë një shkallë të ulët të marketingut kur dihet se ky subjekt është i ngjashëm plotësisht me PDK për kah korrupsioni e nepotizmi e gjithçka veç edhe më keq ndonjëherë. LDK njëherë mbetet pa asnjë freskim brenda saj, ky subjekt është inert dhe i vet mjaftueshëm, më nuk është LDK e këtyreherëshit”, tha Burjani.

Në fund, Burjani, tha që politika ka stagnim dhe qëështë shumë vështirësi të ketë ndryshime në vend pasiqë janë me vite me radhë njerëzit e njëjtë.

“Operon me vështirësi dhe me njerëz të njëjtë me vite të tëra nuk ka ndonjë interesim për të zgjeruar rrethin me njerëz më të dobishëm, pra ka stagnim politik, megjithatë PAN e ka ndihmuar që LDK të rritet me elektorat”, përfundoi, Burjani.

Mehazi: Aderimet e partive politike aspak s'kanë të bëjnë për të mirën e popullatës së Kosovës

Njohësi i çështjeve politike në vend, Sulejman Mehazi, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që aderimet e partive politike janë vetëm për interesa vetjake dhe se partitë e vogla bashkohen me partitë e mëdha për të mos u zhdukur.

Image
Sulejman Mehazi

“Aderimet e partive politike apo bashkimet koalicionuese parazgjedhore aspak s'kanë të bëjnë për të mirën e popullatës së Kosovës, por për interesat vetjake partiake ekzistuese. Si përherë aderimet e subjekteve të partive të vogla bashkohen me partitë e mëdha për të mos u zhdukur e për të mbetur gjallë”, u shpreh, Mehazi.

Më tej, Mehazi, thotë që partitë e vogla nuk mund të kenë dobi në vend, dhe fletë që do ketë dy lloje koalicionesh, njëri për të marrë pushtetin, pra nga partitë e mëdha dhe i dyti, partitë e vogla për të mbijetuar.

“Logjikisht, çfarë dobie do ketë popullata shqiptare prej partive të vogla sikurse që janë: NISMA, AKR-ja, Alternativa e Kusarit, Socialiste e Ahmetit dhe partia me e re e Milaim Zekës? Asnjë dobi! Këta duke koalicionuar me partitë të tjera duan, po me një deputet, të bëhen parti parlamentare. Këtu do ketë dy lloje koalicionesh: i pari, i të mëdhenjve, për të marrë pushtetin, LDK, LVV, PDK dhe AAK; e dyta, të voglat, NISMA, AKR, PSK, ALTERNATIVE, për të ekzistuar e për të qenë larg zhdukjes së tyre”, përfundoi, Mehazi.

Krasniqi: Aderimet e individëve që lëvizin nga një parti në tjetrën, janë lëvizje për interesa personale

Analisti poltik, Faik Krasniqi, për “Bota sot”, tha që aderimet të cilat bëhen nga njerëz të cilët kanë qenë pjesë e shoqërisë civile janë të shëndosha dhe dëshirojnë të ndryshojnë për të mirë.

Image
Faik Krasniqi

“Aderimet e njerëzve që kanë qenë pjesë e shoqërisë civile, ose s'kanë pasur poste shtetërore, janë aderime të shëndosha. Njerëz që sinqerisht futen në politike me shpresën për të ndryshuar diçka për të mirë”, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi, tha që këto aderime të cilat po bëhen nga një parti në tjetrën, domethënë ata që kanë shijuar postë atëherë ato aderime nuk sjellin dobi tek populli.

“Kurse aderimet e individëve që lëvizin nga një parti në parti tjetrën, janë lëvizje për interesa të tyre personale. Kemi parë aderime të njerëzve që kanë shijuar çdo post nga ish-partia, është prishur me partinë dhe kërcen tek partia tjetër. Ata nuk sjellin dobi as për shtetin, as për popullin dhe as për partinë”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi, tha që jo vetëm shteti por edhe partitë mund të pësojnë nga aderimi i njerëzve me interesa vetjake dhe se një aderim mund të quhet serioz atëherë kur njerëzit e pastër e konsiderojnë partinë serioze për të fituar zgjedhje.

“Janë njerëz te dëmshëm për shtetin dhe shoqërinë, edhe partitë pësojnë me aderimin e këtyre njerëzve, sepse elektorati irritohet shkaku i njerëzve të tillë dhe mund t'i ndëshkojnë në zgjedhje. Çdo aderim i njerëzve të pastër nëpër partitë politike, do të thotë se ajo parti ka vlera dhe konsiderohet serioze për t'i fituar zgjedhjet”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat