Osmani: Jam përgatitur dhe punuar tërë jetën për këtë ditë

Politika

Osmani: Jam përgatitur dhe punuar tërë jetën për këtë ditë

Nga: M.H Më: 27 gusht 2019 Në ora: 14:18
Foto nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm I LDK-së

Është mbajtur sot, mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm I LDK-së, në të cilën është votuar për ta përkrahur kandidatura e Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

Kjo mbledhje përfundoi me votimin unanim që Vjosa Osmani të jetë kandidate për Kryeminstre e vendit nga rradhët e LDK-së.

Në rrjetin social facebok, Vjosa Osmani, falenderoi për besimin që iu dha për të kandiduar për Kryeministre. Osmani, më tej, shkruan që ka punuar shumë për këtë ditë dhe se vendimet për vendin tonë do i vendos në interes të qytetarit dhe Kosovës.

Postimi i plotë

Sot, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, më dha besimin unanim, që të jem kandidate për Kryeministre të vendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Është nderi më i madh i jetës sime, që sot, mora këtë mirëbesim, që të gjithë së bashku t’ia kthejmë LDK-së dhe Kosovës, primatin në qeverisje, ndërkaq qytetarëve të Kosovës shpresën dhe besimin në shtetin e tyre.

Tërë jetën time jam përgatitur, jam shkolluar e kam punuar që në një ditë si kjo, me nderin dhe përgjegjësinë më të madhe, t'i shërbejë vendit tim.

Si nënë dhe si grua, kam ndjesinë e domosdoshme, që vendimet për vendin tonë t'i peshoj drejtë, në interes të qytetarit dhe të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës, qe 30 vjet, e shkruan historinë e Kosovës.

Është nderi im, që prej sot, ta shkruajmë bashkë, një epokë të re të historisë së Kosovës.

FITORE ✌?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat