Ekskluzive: Isa Mustafa tregon kushtin e vetëm të LDK-së për koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen

Politika

Ekskluzive: Isa Mustafa tregon kushtin e vetëm të LDK-së për koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen

Nga: M.L. Më: 29 gusht 2019 Në ora: 13:36
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka folur rreth zhvillimeve aktuale politike në vend pas nominimit të zonjës Vjosa Osmani për kryeministre të Kosovës.

Në këtë intervistë, kryetari Mustafa ia ka bërë edhe njëherë të qartë Lëvizjes Vetëvendosje, se LDK nuk hyn në koalicion parazgjedhor me të, pa kandidaten e saj për kryeministre, zonjën Vjosa Osmani.

“Me rëndësi është të definohen objektivat e qarta të qeverisjes. Të ekipohet një qeveri e përgjegjshme ndaj qytetarëve, karshi ligjit dhe karshi partnerëve tanë ndërkombëtarë. LDK nuk hyn në koalicion parazgjedhor pa kandidaten e saj për Kryeministër. Në qoftë se nuk gjejmë zgjidhje në këtë fazë, atëherë mbetet që kryeministrin ta jap LDK ose VV pasi të kryhen zgjedhjet, varësisht se kush është parti e parë”, ka thënë Mustafa në intervistën ekskluzive për gazetën “Bota sot”, të cilën të plotë do ta lexoni nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat