Partitë e vogla në koalicione nga frika e zhdukjes

Politika

Partitë e vogla në koalicione nga frika e zhdukjes

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 1 shtator 2019 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Me shumicë votash, javë më parë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë vendosur që të shpërndajnë legjislaturën e VI-të, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të reja të parakohshme nga ku do të dalin institucionet e reja.

Pas shpërndarjes, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka dekretuar shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës.

Partitë politike tashmë kanë filluar të formojnë koalicione mes veti, kështu duke dëshiruar që të marrin votën nga ana e qytetarëve. Koalicionet janë formuar nga partitë e vogla, të cilat “frikësohen” se nuk do kalojnë pragun e zgjedhor.

Zhdukja e partive të vogla mund të ndodhë më lehtë pasi që influenca e tyre është më e vogël se partive të mëdha. që tash e sa vite janë në skenën politike. Kjo ka bërë që partitë e reja dhe ato të vogla të mendojnë për koalicione, që rrisin gjasat të vazhdojnë të mbesin në politik.

Maxharraj: Partitë nga frika se nuk do kalojnë pragun e zgjedhjeve po kërkojnë koalicione

Image
Binak Maxharraj

Lidhur me këtë temë e cila është aktuale ende dhe njëra ndër temat më të përfolura profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj, në një përgjigje për “Bota sot”, tha që zgjedhjet ka një kohë që janë të shumë pritura dhe se konkurrenca me sportive veçse po rritet dhe se çdoherë partitë po kërkojnë mundësi për të fituar zemrën e votuesve.

“Koha e fushatës zgjedhore po afrohet e cila është pritur bukur gjatë së do të ndodhë, pas një keq qeverisjeje dhe mos efikasitetit të Parlamentit të Kosovës, por edhe duke u bazuar edhe tek Presidenti i vendit i cili në këto vitet e fundit gati se nuk e qoi në dem  Kosovën. Mu,për këtë shkak fushata po vjen”, thotë Maxharraj.

Tutje, profesori, tregon që qeverisë që lamë pas nuk i solli vendit asnjë të mirë përveç varfëri të skajshme.

Më tej, Maxharraj,e sheh më të arsyeshme përballjen të vetme në zgjedhje duke e parë më të arsyeshme vlerën e një partie dhe më reale për tu mbrojtur nga zhdukja e votës së popullit.

“Fushata e zgjedhjeve i përngjanë një fluksi të cilën duhesh me e përballu. Do të ishte e mirë dhe shumë e sinqertë qe secila parti e madhe apo e vogël të shkon e vetme në zgjedhje. Kjo do të ishte shumë reale për të matur vetën secila parti se sa vlen. Por, kështu nuk ndodhë, shumë parti para zgjedhjeve kërkojnë strehë për tu mbrojtur nga zhdukja e votës së popullit”, potencon ai.

Profesori, tha që në kohën e zgjedhjeve shumë pak dalin me ndonjë program zhvillimor.

“Shansin më të madh qe votuesit ta hedhin jashtë lojës, pra të mos e kaloj pragun zgjedhor e ka AKR e Pacollit, PSD e Shpend Ahmetit, Alternativa, partia e Edita Tahirit, e Gjergj Dedajt dhe disa të tjera më e vogla, por mbetet të shihet sepse gati te gjitha këto parti nga frika së nuk mund ta kalojnë pragu zgjedhor janë strehuar në parti tjera për të kërkuar shpëtim”, u shpreh Profesori.

Në fund, Maxharraj, tha që nëse do kishim më pak parti port ë cilat mund të ia dalin mbanë do ishte më mirë se vetëm të kemi numër parti.

Burjani: Të gjitha partitë e vogla kanë bërë koalicione politike për të hyrë në Kuvend

Image
Blerim Burjani

Juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, tha që partitë e vogla kanë bërë koalicione për të hryë në kuvend dhe se ka funksionuar kështu pasi që nuk ka sistem demokratik.

“Të gjitha partitë aktuale që ishin në Kuvend të deri tash, pritet të jenë brenda për shkak koalicioneve. Të gjitha partitë e vogla kanë bërë koalicione politike për të hyjë në kuvend. Kjo strategji është e sigurt për shkak se s`ka sistem demokratik të shumicës zgjedhore dhe në këtë sistem të gjitha partitë e vogla bëhen bashkë ose më të mëdha ose ndërmjet vete”, tha Burjani.

Burjani, tha që paritë të cilat nuk kanë profil dhe janë analfebetike e kanë mësuar si të mbesin pra në pushtet duke bërë koalicione dhe kjo na largon çdo ditë e më shumë larg demokracisë së shumicës.

“Ato parti te vogla që nuk pranojnë koalicione mbetën jashtë Kuvendit, partitë e pa profil dhe analfabetike e kanë marr vesh si të mbesin në pushtet e në kuvend përmes koalicioneve. Shpërndarja e votës pra proporcional e kanë gjetë metodën se si me hyjë në Kuvend ditën e nuk ditën, luftë për me zgjidhë probleme sociale është për këtë arsye jemi larg demokracisë së shumicës”, përfundoi, Burjani.

Shahu: Pushteti të mos mbetet peng i partive të vogla të papërgjegjshmëri e të mëdha

Image
Rexhep Shahu

Për këtë temë, analisti politik, Rexhep Shahu, për “Bota sot”, tha që nga të gjitha këto parti, ajo e Pacollit mund të rrezikohet në mos kalim të pragut të zgjedhjeve.

“Mozaikut të partive politike serioze me LDK, PDK, VV, AAK, do t`i dilnin tepër parti si Nisma apo partia e Pacollit, por meqenëse partitë janë në një mënyrë biznes me leverdi, ato nuk i anashkalojmë dot. Nga këto parti vetëm e Pacollit mbase rrezikon”, tha Shahu.

Shahu, në bashkëbisedim, tha që jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri partitë e vogla mundohen të hyjnë në pushtët mirëpo Shahu, shpreson që vendi të mos mbetët në peng i partive të vogla.

“Në Kosovë e Shqipëri ka ndodhe qe partitë e vogla hane copa të mëdha, parti të vogla me fyt të madh. Shpresoj që pushteti të mos mbetet peng i partive të vogla të papërgjegjshmëri e të mëdha”, përfundoi, Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat