Haradinaj tallet me qytetarët

Politika

Haradinaj tallet me qytetarët

Nga: D.RR Më: 1 shtator 2019 Në ora: 15:06
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën, mund të ndodh para zgjedhjeve. Mirëpo, kjo deklaratë e tij po cilësohet si deklaratë elektorale për të marrë pak më shumë vota.

Analisti politik, Nexhat Haziri, mendon se deklaratat e Haradinajt janë elektorale dhe tallje me qytetarët, e këta të fundit do ta ndëshkojnë Haradinajn përmes votës, sipas Hazirit.

“Nuk ka asnjë gjasë që liberalizimi i vizave të ndodhë tani para zgjedhjeve apo edhe gjatë kësaj periudhe të mbetur të këtij viti. Deklarata e ish-kryeministrit, njëherit liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj se liberalizimi mund të ndodhë para zgjedhjeve, përpos që është deklaratë elektorale, përtej kësaj është tallje me qytetarët e Kosovës, e që jam i bindur se këtë tallje qytetarët nuk kanë me kaluar lehtë, por do të ndëshkohet vet z.Haradinaj nga qytetarët përmes votës”, theksoi ai.

Haziri mendon se vizat mund të hiqen në fillim të vitit të ardhshëm, mirëpo pa liderët në qeverisje si Haradinaj, Veseli e Limaj.

“Andaj liberalizimi mund të ndodhë vetëm në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, dhe kjo do të varët shumë nga procesi zgjedhor se sa do të jetë i lirë dhe demokratike, por edhe në një masë të madhe edhe se kush do të qeverisë me Kosovën pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Lider si Haradinaj, Veseli, Limaj ,nuk mund t’i garantojnë qytetarëve as liberalizim e as perspektivë evropiane, pasi të tillët janë shndërruar në “mace të zezë” në rrugëtimin e Kosovës drejtë integrimeve euro-atlantike, por edhe në përgjithësi për zhvillimin dhe funksionimin e shtetit të Kosovës”, u shpreh Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat