Vuçiq provokon dhe tenton të sjellë tensione në prag të zgjedhjëve në Kosovë

Politika

Vuçiq provokon dhe tenton të sjellë tensione në prag të zgjedhjëve në Kosovë

Nga: M.H Më: 1 shtator 2019 Në ora: 21:47
Aleksandër Vuçiq

 Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në shtator mund të vizitojë serbët e Kosovës. Ai pritet të vizitojë Banjsken, Mitrovicën e Veriut dhe Qendrën e Kosovës, komunën e banuar me serbë, Gracanicën.

Kjo vizitë po planifikohet në prag të zgjedhjeve të parakohshme të jashtëzakonshme që do të mbahen më 6 tetor.

Lidhur me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik, Nexhat Haziri, tha që vizita e Vuçiqit nuk duhet lejuar pasiqë mund të tensionoj situatën dhe se ardhja e tij mund ti përshtatej vetem Listës Serbe. Prandaj, vizita e Vuçiqit duhet të shtyhet në rrethana kur janë më të favorshme për Kosovë.

“Vizita e presidentit serb Vuçiq në periudhën e zgjedhjeve në Kosovë nuk duhet të bëhet e as nuk duhet lejuar. Pasi përveç që mund të provokoj dhe ta tensionoj situatën, mund edhe të ndikoj në proces, sidomos te komuniteti serb, ku kemi një numer partish politike serbe që do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Image
Nexhat Haziri

Ardhja e Vuçiqit në këtë kohë, do ti ëshkonte përshtati vetëm Listës Serbe e cila dirigjohet nga Beogradi. Kështu që institucionet e Kosovës nuk duhet t'i japin leje vizite në Kosovë presidentit serb Vuciq dhe kjo vizitë të shtyhet në rrethana më të favorshme ne Kosovë”, përfundoi,Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat