Vjosa Osmani apo Albin Kurti? Kush e meriton të jetë kryeministër i Kosovës - kjo është përgjigja e profesorit të njohur

Politika

Vjosa Osmani apo Albin Kurti? Kush e meriton të jetë kryeministër i Kosovës - kjo është përgjigja e profesorit të njohur

Nga: N.H Më: 1 shtator 2019 Në ora: 22:05
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve poltike në vend, prof.dr. Binak Maxharraj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka bërë një koment rreth dy kandidaturave për kryeministër të vendit, atë mes Vjosa Osmanit të LDK-së dhe Albin Kurtit të Vetëvendosjes.

Maxharraj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se të dy kandidatët janë të fortë, dhe persona që nuk thyhen aq lehtë dhe me shanse të mëdha për ta marrë drejtimin e qeverisë.

Image
Binak Maxharraj

“Që të dytë, si Vjosa po ashtu edhe Albini, veç i kanë ndezë motorët parazgjedhor në luftë kundër njeri-tjetrit. Të dytë kanë shanse, të dytë janë të fortë që nuk thyhen aq lehtë, të dytë kanë autoritet të madh në popull. Këtu, sipas mendimit tim dallon vetëm një ndryshim se Albin Kurti është më i lirë se sa Vjosa Osmani e cila, dashtë e pa dashtë, e ka vozhdin e saj të partisë i cili qysh tash. Siç po shihet ia ka vu pas “truprojën” pro PDK dhe SHIK, Lutfi Hazirin, që po e përcjell hap pas hapi pa e lënë vetëm në asnjë moment në këtë aktivitet parazgjedhor”, ka deklaruar Maxharraj.

Mirëpo, Maxharraj ka mëdyshje rreth pranisë së Lutfi Hazirit afër Vjosa Osmanit.

“Prania e Lutfi Hazirit afër Vjosa Osmanit sikur e zbeh dhe e dëmton vet Vjosa Osmanin. Dashtë zoti qe as Albin Kurti e as Vjosa Osmani të mos gjuajnë shigjeta helmues mes vete gjatë fushatës parazgjedhore”, shprehet ai.

Me tej, ai ka treguar gjithashtu edhe për respektin reciprok, që kanë të dy kandidatët ndërmjet vete.

“Këta të dytë shpesh herë kanë pas respekt reciprok dhe qëndrime në shumë pika, siç shembull kur Vjosa i doli në protestë LVV-së kur ajo e bërë kundër Hashim Thaçit, ku morën pjesë me qindra e mija protestues, kurse Thaçi nga frika kishte shkuar gjoja në Liqenin e Ujmanit që në rast rreziku të kërkojë ndihmë nga Vuçiq. Por, gjithsesi situata parazgjedhore midis tyre do të jetë e fortë, e ashpër. Se cili do të fitojë vendin e kryeministrit do të vendos populli, votuesi dhe anëtarësia dhe elektorati i secilës parti”, ka thënë mes të tjerave Maxharraj.

Albin Kurti, ndonëse ende nuk është votuar për kryeministër nga strukturat e partisë, është prezantuar nga zyrtarët e partisë si kandidat për ta udhëhequr ekzekutivin e ri kosovar.

Ndërsa, Vjosa Osmani më 26 gusht mori besimin për të qenë kandidate për kryeministre nga LDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat