Veseli: Uroj të gjithë nxënësit e Kosovës për ditën e parë të shkollës, shpresoj që ky vit të jetë sa më i mbarë

Politika

Veseli: Uroj të gjithë nxënësit e Kosovës për ditën e parë të shkollës, shpresoj që ky vit të jetë sa më i mbarë

Nga: M.H Më: 2 shtator 2019 Në ora: 09:05
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes në shkrimi të publikuar në faqen e tij zyrtare Facebook ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit shkollor.

Veseli, me një foto nga shkolla e parë shqipe në Stubëll, shpreson që ky vit të jetë i mbarë dhe me rezultate të mira për fëmijët, uron edhe prindërit duke i’u drejtuar që sakrifica që bëjnë për fëmijët një ditë do ju shpërblehet.

Postimi i plotë

Me këtë fotografi nga shkolla e parë shqipe në Stubëll, dua të uroj të gjithë nxënësit e Kosovës për ditën e parë të shkollës. Shpresoj që ky vit të jetë sa më i mbarë, i frytshëm e me rezultate sa më të mira për ta! Një urim veçanërisht të përzemërt e përcjell për ata nxënës që për herë të parë do të ulen sot në bankat e shkollës, duke nisur kështu një ndër rrugët më të bukura të jetës, rrugën e diturisë.

Njëherazi uroj edhe mësimdhënësit, ata që nëpërmjet punës së tyre fisnike në përgatitjen e brezit të ri, kontribuojnë drejtpërdrejtë në të ardhmen e vendit. Urime gjithashtu prindërve në rrugën e përmbushjes nëpërmjet shkollimit, të ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre! I siguroj ata se sakrifica që bëjnë për t’u mundësuar fëmijëve arsimim sa më cilësor, një ditë do të shpërblehet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat