Dega e II-të e LDK-së në Prishtinë ka zgjedhur sot emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.
Gazeta “Bota sot” mëson se kandidatët janë Jeta Rafuna, Florian Dushi dhe Fitim Havolli.
Rafuna e cila është dhe kryetare e forumit të gruas, është zgjedhur direkt pa votime, ndërsa Dushi dhe Havolli kanë qenë në garë me votim të fshehtë, bashkë me Nexhat Berishën dhe Ismail Kasumin, ku këta të fundit nuk kanë arritur të marrin votat e duhura për të qenë kandidat për deputet.
Florian Dushi i cili është dhe kryetar i kësaj dege ka marrë gjithsej 27 vota, Fitim Havolli 15, Nexhat Berisha 3 vota dhe Ismail Kasumi 11 vota.
Procesi i votimit ka shkuar me rregull.