A do ta kalojë pragun partia e Milaim Zekës? Zbulohet lista e kandidatëve për deputetë - Bota Sot
A do ta kalojë pragun partia e Milaim Zekës? Zbulohet lista e kandidatëve për deputetë

Politika

A do ta kalojë pragun partia e Milaim Zekës? Zbulohet lista e kandidatëve për deputetë

Nga: N.H Më: 3 shtator 2019 Në ora: 21:31
Milaim Zeka

Skenës politike në vend, muaj më parë iu shtua edhe një parti e re politike, shkruan gazeta “Bota sot”.

Partia Euroatlantike e Kosovës, me bashkëthemelues Milaim Zekën e Hysen Gecajn, e emërtuan kështu partinë më të re, për shkak të numrit të madh të bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë Kosovës

Ndërsa, tashmë mësohet se kjo parti do të garoi e vetme në zgjedhjet e 6 tetorit. Ndërsa, gjithashtu kjo e fundit ka bërë gati edhe listën me emrat e kandidatëve që do të futen në garë.

Sekretari organizativ i PEK-ut, Hysen Gecaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se nga analizat e kryesisë së PEK-ut kanë ardhur në përfundim se pragun do ta kalojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Image
Hysen Gecaj

“Nga ajo që po konstatojmë gjatë kontakteve me qytetarë në teren, shohim se PEK ka një simpati nga qytetarët për shkak të degradimit të sistemit shtetërorë në të gjitha sferat prandaj nga analizat e kryesisë së PEK kemi ardhur në përfundim që pragun do ta kalojmë në këto zgjedhje. Ju e dini se për PEK koha e përgatitjeve është shumë e shkurtër por dështimet ndër vite të qeverive kanë rritur pakënaqësinë e qytetarëve të cilët po i ofrohen PEK-ut në të gjitha qytetet e Kosovës”, thotë Gecaj.

Tutje, ai ka folur edhe për gjendjen në të cilën është duke u përballur qytetari i Kosovës, për të cilën deklaron se ata që në vazhdimësi e plaçkiten, dhe se tani duhet të ndëshkohen nga vota e tyre.

“Mendoj se qytetari po fillon ta kuptoj se ata që në vazhdimësi e plaçkiten, tani duhet të ndëshkohen. Ky degradim përveç dëmit ekonomik dhe politik ka cenuar shumë edhe sigurinë e vendit sepse përveç që kanë “minuar” strukturën organizative të institucioneve të sigurisë me nepotizëm dhe plaçkitje klasike,është dërguar mesazh jo i favorshëm për Kosovën në qarqe armiqësore për ne. Një nga pikat më delikate janë edhe zbrazja e planifikuar e vendit nga të rinjtë kosovarë si forcë ekonomike dhe e sigurisë”, deklaron ai.

Ndërsa, në fund, Gecaj thekson se lista e kandidatëve për deputetë e PEK-ut ka arritur në shifrën afër 70 kandidatëve nga të cilët mbi 15 janë femra.

“Për sa i përket deputetëve ne ende jemi në konsolidimin e listës sepse u kemi dhënë mundësinë qytetarëve që ata drejt për së drejti t’i nominojmë përfaqësuesit e tyre. Deri më tani lista ka arritur në shifrën afër 70 kandidat nga të cilët mbi 15 janë femra”, përfundoi sekretari organizativ të PEK-ut, Hysen Gecaj, për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...