Thaçi, Rama e Haxhiu heshtin idenë e ndarjes së Kosovës, por rreziku nuk ka kaluar

Politika

Thaçi, Rama e Haxhiu heshtin idenë e ndarjes së Kosovës, por rreziku nuk ka kaluar

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 4 shtator 2019 Në ora: 07:44
Baton Haxhiu, Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Është shumë për t'u çuditur heshtja e Baton Haxhiut në këtë periudhë zgjedhjesh.

Dhe ende nuk dihet se a po përgatitet ndonjë skenar që pas zgjedhjeve të rihapet çështja e korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Por, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë, se shqiptarët janë dëshmitar të një lidhjeje të fortë për shkëmbimin e territorit midis, Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut si ndërmjetësues me palën serbe në Beograd.

Image
Rexhep Shahu

Analisti politik Rexhep Shahu, ka thënë për “Bota sot” se tregtarët e matrapazët që kanë siguruar paprekshmëri e imunitet për krimet që dyshohet të kenë bërë nëse pranojnë korrigjim kufijsh mes shqiptarëve e serbeve, presin çdo çast në pritën e pabesisë ndaj atdheut.

“Vet Batoni është deklaruar zëdhënës i tezave të zeza të zvogëlimit të atdheut në këmbim të karrigeve të pushtetit e pasurive hesht e pret çastin e volitshëm të duartrokasë arritjen e qëllimit të tij në fshehtësi e pabesi.

“Batoni me ata që u jep zë duket e ka lënë veten peng të tezave e idesë serbe për copëtim e ndarje të Kosovës dhe presin kohën e volitshme të trafikimit të trojeve shqiptare. Një pushtet i ri politik në Kosovë mund ti këpusë duart e krimit na Kosovës”, ka thënë analisti politik Shahu.

Krasniqi: Heshtja e tij duket shume misterioze, edhe pse Baton Haxhiu nuk është ndonjë faktor politik

Image
Faik Krasniqi

Politologu Faik Krasniqi, ka thënë se është shumë për t'u çuditur heshtja e Baton Haxhiut ne këtë periudhë zgjedhjesh.

“Kushedi si është detyra e tij, ndoshta që të rrijë i heshtur, sepse nuk ka mundësi assesi që Batoni të hesht. Heshtja e tij duket shumë misterioze edhe pse Baton Haxhiu nuk është ndonjë faktor politik. Më shumë opinioni e ka bërë faktor se sa që është ai. Lidhjet e tij të dyshuara me UDB-në normal që e faktorizojnë tek politikanë që kanë të kaluar të fshehur me këtë shërbim sekret, por ai nuk është faktor në vendime të mëdha për Kosovën. Nëse zgjedhjet i fitojnë ata që janë që gjithmonë kanë qenë pro korrigjimit, ose më mirë të them ndarjes së Kosovës, atëherë pa dyshim që ky skenar do të zbatohet. Por jo edhe me ata që janë kategorikisht kundër”, ka thënë politologu Krasniqi.

Sipas tij, në këtë çështje nuk do t'u besoja edhe atyre që ishin kundër demarkacionit me Malin e Zi, dhe në fund votuan pro.

“Të njëjtit mund të pajtohen edhe me ndarjen e Kosovës, prandaj votuesi duhet të mendojë mirë e mirë se ke po e voton në këto zgjedhje, që mund të jenë jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, edhe pse kam pak shpresë që pas zgjedhjeve do të kemi ndonjë ndryshim për jetën e qytetarit. Sidoqoftë, nëse është interes i fuqive të mëdha edhe do të ndodh korrigjimi i kufijve. Nëse jo, atëherë nuk do të ndodh kurrë. Kosova më shumë rrezikon të zhbëhet nga zbrazja e saj, se sa nga korrigjimi i kufijve”, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

Kelmendi: Subjekteve politike në fushatë, iu intereson të mbetet taksa 100%, dhe kjo për të fituar zgjedhjet

Image
Muhamet Kelmendi

Kurse, Muhamet Kelmendi, njohës i çështjeve juridike e politike ka thënë se nuk është lehtë të komentohet situatat aktuale, sikundër nuk është lehtë të jepët ndonjë mendim për qëndrimin e Baton Haxhiut.

“Ajo që na shqetëson, është qëndrimi i Batonit mbi shkëmbimin e territoreve. Shqiptarët janë dëshmitar të një lidhjeje të fortë për shkëmbimin e territorit midis Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut si ndërmjetësues me palën serbe në Beograd. Tash dihet se Baton Haxhiu është subjekt i ndërmjetëm midis Beogradit, Tiranës dhe Prishtinës. Dhe, animi nga subjekti për shkëmbim të territorit, në gjendjen aktuale në Kosovë e dëmton subjektin politik që është për shkëmbim territori apo që e përkrah Hashim Thaçin”, ka thënë profesor Kelmendi.

Ai konsideron se subjekteve politike në fushatë, iu intereson të mbetet taksa 100%, dhe kjo për të fituar zgjedhjet dhe sidomos PDK-ja e përkrah këtë.

“Ndërsa VV dhe LDK tregojnë se janë reciprocitet, i cili në pozitën juridike aktuale të Kosovës, para Serbisë del si krahinë. Këtë nuk duhet pranuar, pasi këto momente i din mirë Baton Haxhiu. Ndaj, nuk pritet ndonjë qëndrim në gjendjen aktuale. Për Batonin dhe Thaçin vetëm fitorja e PDK-së e mundëson marrëveshjen me shkëmbim territori. Kjo është gjendja”, ka thënë profesor Muhamet Kelmendi.

Mehmeti: Heshtja e Batonit ka të bëjë me krizën në të cilën ndodhet PDK-ja

Image
Faton Mehmeti

Kurse, analisti politik Faton Mehmeti, ka pohuar se heshtja e Batonit ka të bëjë me krizën në të cilën ndodhet PDK-ja, dhe sondazheve që këtë forcë politike e nxjerrin të tretën.

Sipas tij, heshtja e Batonit do të varet nga rezultati i zgjedhjeve, dhe nëse ato janë në favor të PDK-së, dhe e cila edhe do të arrij të futet në qeveri atëherë edhe Batoni do rikthehet në krah të Thaçit dhe Edi Ramës.

“Deri atëherë nuk besoj se do të ketë ndonjë reagim të tij, do tregohet i matur duke ditur se është në anën e humbësve. Kështu e shpjegoj heshtjen e Batonit, ndryshe do ishte shume i zëshëm me prognozat e tija, të cilat varen edhe nga informacionet, që në këtë rast nuk janë në favor të partisë që mbështet ai” ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat