Klasa e korruptuar politike, synon sërish kapjen e shtetit

Politika

Klasa e korruptuar politike, synon sërish kapjen e shtetit

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 4 shtator 2019 Në ora: 13:36
Foto ilustruese

Qeveria e fundit pati mjaft ministra e zyrtarë të cilët kishin probleme me ligjin. E një gjë e tillë kërkohet të mos përsëritet edhe në qeverinë e ardhshme.

Tani në prag të zgjedhjeve të parakohshme, partive politike po bëhet thirrja që në lista për deputetë të mos fusin njerëz që kanë pasur apo kanë probleme me ligjin.

Megjithatë, shumë figura kyçe nëpër parti politike që kanë aktakuza, pritet të jenë në lista.

Gashi: Kjo ka të bëjë me pozita ekzekutive

Image
Tomë Gashi

 

Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se partitë kanë proklamuar se nuk do të kandidojnë individë me të kaluar kriminale që të marrin poste udhëheqëse, por kjo ka të bëjë me pozita ekzekutive, por jo që të mos kandidohen persona me aktakuza.

“Sigurisht që partitë politike kanë proklamuar se nuk do të kandidojnë individë me të kaluar kriminale që të marrin poste udhëheqëse në qeveri nëse i fitojnë zgjedhjet, por kjo ka të bëjë me pozita ekzekutive e jo që është e domosdoshëm që të mos kandidohen persona me aktakuza të ngritura. Kjo as që është normale në vendin tonë pasi që shumica e akuzave për shembull të aktivistëve të VV-së janë të natyrës politike”, është shprehur ai.

Gashi thotë se dihet se në Kosovë pushteti ka kontrolluar edhe sistemin gjyqësor deri tani, që kjo ka bërë që ndaj zyrtarëve të VV-së dhe liderit të saj, të ngritën aktakuza të karakterit politik.

“Dihet se pushteti në Kosovë që ka kontrolluar deri më tani thuaja se në plotëni edhe sistemin gjyqësor ka kontribuar që ndaj aktivistëve dhe posaçërisht ndaj udhëheqësve të VV-së duke përfshirë edhe vet liderin dhe kryetarin e VV-së Albin Kurti të ngritën një mori akuzash të karakterit politik”, ka theksuar avokati.

Andaj, ai thotë se kjo nuk mund të jetë pengesë për marrjen e pushtetit dhe që ta ndryshojë këtë situatë, që është vonë, por më mirë vonë se kurrë.

“Dhe normal që kjo fare nuk do të duhej e as që mundet me qenë pengesë për të marrë pushtetin që ndër të tjera kjo situatë të ndryshojë dhe të mos kemi më akuza të ngritura të tilla ku një parti politike duke keqpërdor pushtetin e saj politik i mban në xhep prokurorë dhe gjyqtarë të caktuar që i përdor për të dëmtuar opozitën dhe kundërshtarët politik për të mbetur pafundësisht në pushtet/ kjo kohë duhet të mbarojë me 6 tetor 2019 edhe pse shumë vonë. Por, më mirë vonë se kurrë”, ka deklaruar avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

Kelmendi: E mira është që listat zgjedhore të kenë njerëz të pastër, pa aktakuza

Image
Muhamet Kelmendi

Ndërsa, profesori Muhamet Kelmendi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nënkuptohet se çdokush është i pafajshëm deri në nxjerrjen e aktgjykimit dhe ai të bëhet i plotfuqishëm dhe kështu nuk ka kundërshti me ligjin.

“Në kuadër të legjislacionit nënkuptohet se çdokush është i pafajshëm deri në nxjerrjen e aktgjykimit dhe ai të bëhet i plotfuqishëm. Këtej nuk ka asnjë kundërshti me ligjin dhe normat tjera”, ka thënë ai.

Kelmendi thotë se pozita e kuvendarit e krijon gjendjen ku assesi nuk duhet të paraqiten kandidatë me akuza apo të dënuar.

“Natyrisht se morali dhe pozita e kuvendarit e krijon gjendjen ku nuk duhet kurrsesi të paraqiten kandidatë me akuza apo të dënuar. Këtu nuk ka asnjë vështirësi. Pse? Kjo i dedikohet udhëheqësve të partive politike. Por, është edhe në natyrën e legjislativit dhe të shtetit ligjor që të tërhiqet vija dhe asnjë subjekt fizik i tillë mos të paraqitet në kandidaturë. Mirëpo, ka raste kur në shtetet në tranzicion bëhen edhe akuza të pabaza, vetëm e vetëm për të rrënuar subjektin fizik nga jeta politike”, ka vlerësuar profesori dhe njohësi i çështjeve juridike.

Sipas tij, është më mirë që listat zgjedhore të kenë njerëz të pastër dhe pa aktakuza dhe e tillë të jetë edhe legjislatura parlamentare.

“E mira është që listat zgjedhore të kenë njerëz të pastër, pa aktakuza etj., në mënyrë që legjislatura parlamentare të jetë e pastër dhe në nivel të detyrës. Kjo rregull duhet të vlejë edhe për çdo pozitë tjetër të pushtetit. Të shpresojmë se kjo do të bëhet realitet dhe listat të jenë me kualitet politiko-juridik, të përgatitur dhe profesional”, ka deklaruar Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

Burjani: Nuk mund të largohen këta njerëz që punojnë që 20 vjet për shefat

Image
Blerim Burjani

Në anën tjetër, juristi Blerim Burjani ka vlerësuar se partitë politike udhëhiqen nga njerëz jo të edukuar drejt, me probleme sociale dhe me jetë të vështirë tërë kohën.

“Partitë politike udhëhiqen nga njerëz jo të edukuar drejt, njerëz me probleme dikur të mëdha sociale, me jetë të vështirë tërë kohën dhe me vjet, në Kosovë kanë bërë subjekte politike në mungesë të institucioneve. Gjatë viteve 90, Kosova ka përjetuar një katrahurë institucionale, shterim institucional nga Serbia, dhe është humbur hapi për të konsoliduar demokraci dhe institucione dhe shkollim adekuat normal dhe të avancuar. Pas vitit 99 u krijuan shumë subjekte politike me probleme sociale, ekonomike dhe edukative, dhe tash po ndodhë që 20 vjet njëjtë, me një klasë që ka kapur shtetin dashje dhe pa dashje dhe popullit nuk i ka lënë alternativë, pra s’ka alternativë politike populli që varet plotësisht nga populli a do t’i largohej a jo, shumica e këtyre njerëzve edhe liderët sot janë tëpapunë dhe merren me politikë apo përfitojnë nga politika paga, me mandate që i jep populli përmes votës, këta janë Hashim Thaçi, KadriVeseli, Ramush Haradinaj, Albin Kurti si lider edhe 90% gati të anëtarësisë së tyre që përbëjnë këto parti”, ka vlerësuar ai.

Ai thotë se këta njerëz nuk i largojnë nga lista për shkak të përfitimeve që kanë pasur liderët dhe sipas tij nuk mund të largohen këta njerëz që punojnë që 20 vjet për shefat e tyre.

“Deri më tash partitë kanë vepruar përmes njerëzve të varfër që kanë krijuar rrjete të mëdha përfitimi antiligjor dhe vetëm një pjesë e vogël deri tash janë ngritur apo simbolike me thënë për shkak së kapjes së shtetit, andaj këta nuk i largojnë ata nga lista për shkak të benefiteve që ka përfituar bosi politik lideri, kjo është e dijshme tash, më shumë kemi të bëjmë me probleme të krimit ekonomik. Nuk mund të largohen këta njerëz që punojnë që 20 vjet për shefat politike shefat e tyre kontrollojnë plotësisht shtetin dhe organet e renditandaj kjo më se e qartë dhe nuk ka të thuhet populli mund të heq këtë klasë politike dhe votoi plotësisht një tërë. Kosova ka parti të shumta, 72 parti andaj nëse nuk i votojnë tre mandate këto parti aktuale atëherë reformimi në shtet ndodhë plotësisht, pra do të reformohet dhe të ndiqen penalisht të gjithë këta njerëz që sot mbajnë me votë dhe me shantazh popullin dhe individë qesharakë është kur të dëgjon se bëjnë propagandë se ky e ndryshon këtë e atë, sa ka gjasa këto që janë deri më tash në Kuvend të ndryshojnë gjë, veç riciklim problemesh, hajni, korrupsion”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat