Partitë politike nuk shpëtojnë nga kategoria e haraçistave - Bota Sot
Partitë politike nuk shpëtojnë nga kategoria e haraçistave

Politika

Partitë politike nuk shpëtojnë nga kategoria e haraçistave

Nga: M.H Më: 4 shtator 2019 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Partitë politike duhet të kenë në listat e tyre për kandidatë, njerëz që nuk kanë asnjë problem me ligjin dhe qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin vetëm në mes të atyre që janë kandidat me integritet.

Kështu u tha në tryezën me temën “Çfarë kandidatë ofrojnë partitë politike në zgjedhjet e vitit 2019”, organizuar sot nga Fondacioni Uestminster për Demokraci në Kosovë dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Lidhur me këtë temë, analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, tha që partitë nuk duhet të kandidojnë me deputetë që kanë pasuri të dyshimtë dhe se nuk duhet të jenë prezent me pasuri të dyshimtë pasi që nuk do të figurojnë si deputetë të pastër.

Shahu, cek që duhet që votuesi i lirë mund ta ndryshojë këtë, sepse nuk ka frikë e presion.

“Partitë politike nuk duhet të zgjedhin të fortët, të pasurit, ata që kanë pasuri të dyshimta ata që nuk janë figura të pastra, por partitë nuk shpëtojnë dot përfundimisht nga kategoria e haraçistave që kanë ndikim e bëjnë trafik votë e trafik influencë për shkak të forcës e presionit.

Është ideale ta mendojmë parlamentin në figura të pastra, të fortët e cubat janë prezent në shoqëri, kanë ndikime e tyre dhe do të imponohen, të fortët dhe të pasurit u imponohet titullarëve të partive. Kujtoni atë që nuk e bëri dot Kadri Veseli pastrimin e politikës nga të akuzuarit e të dyshuarit.

Image
Rexhep Shahu

Kur nuk e bënë dot Kadri Veseli që është shumë i pushtetshëm se e njeh edhe botën sekrete e të nëndheshme, vështirë ta bëjnë të tjerët. Po, mund ta bëjë votuesi i lirë që nuk shet botën dhe që nuk ka frikë nga kërcënimi e presioni”, përfundon, Shahu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...