“Çështja e kufijve do të jetë e hapur, përderisa argati i saj Hashim Thaçi ushtron funksionin e Presidentit” - Bota Sot
“Çështja e kufijve do të jetë e hapur, përderisa argati i saj Hashim Thaçi ushtron funksionin e Presidentit”

Politika

“Çështja e kufijve do të jetë e hapur, përderisa argati i saj Hashim Thaçi ushtron funksionin e Presidentit”

Nga: D.B Më: 4 shtator 2019 Në ora: 14:50
Hashim Thaçi

Është shumë për t'u çuditur heshtja e Baton Haxhiut në këtë periudhë zgjedhjesh.

Ende nuk dihet se a po përgatitet ndonjë skenar që pas zgjedhjeve të rihapet çështja e korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Analisti politik Xhevat Meha, ka thënë për “Bota sot” se Batoni Haxhiu nuk hesht, as nuk e ndal punën e tij, por ai e matë pulsin e opinionit dhe vepron komfor këtij pulsi.

Image
Xhevat Meha

Sipas tij, pas një aktiviteti të bujshëm që arriti tejngopjen, i duhej pak pauzë për t'i mbushur bateritë e opinionit dhe jo të tij.

“Baton Haxhiu e shfrytëzoi kohën e pushimeve për këtë qëllim. Çështja e prekjes së kufirit të Kosovës nuk është mbyllur asnjëherë, nuk ka çka të rihapet, pasi është e hapur. Kjo çështje do të jetë e hapur përderisa argati i kësaj Hashim Thaçi ushtron funksionin politik që ka. Sigurisht që ky do të shfrytëzoj çdo mundësi që ta ri sjellë në tavolinën e bisedimeve. Tani do të duhej të ishim një vit pas shkarkimit të Hashimit dhe të diskutonim për çështje tjera. Kjo do të ndodhte sikur të kishim ndërtuar shtetin e Kosovës, por meqë tani për tani kemi të ndërtuar ‘drzhaven’ e Kosovës, kështu funksionon ‘drzhava’, “ ka thënë njohësi i çështjeve politike Xhevat Meha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...