Kurti apo Osmani, Kosova fiton me të dytë! - Bota Sot
Kurti apo Osmani, Kosova fiton me të dytë!

Politika

Kurti apo Osmani, Kosova fiton me të dytë!

Nga: D.B Më: 4 shtator 2019 Në ora: 19:44
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Kësaj radhe popullit veç i ka humbë durimi me bandat mafioze të cilat e vodhën, e plaçkiten deri në detyrim për ai të ikur nga vendi. Por, kësaj radhe populli siç duket ka ngulur këmbë dhe do të zgjohet nga gjumi dhe t`u thotë këtyre banditëve ikni nga pushteti.

Andaj, ekziston njëfarë frikë e partive të vogla, dhe ato po kërkojnë shumë herë tek partitë tjera për të mbijetuar sepse do ti hanë furra e 5 përqindëshit.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Binak Maxharraj, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se do të ishte mirë që Kosova të mos këtë këso partish ‘xhuxhe’ të cilat po përdorën për të vënë pyka nga partitë e mëdha, por që janë të dëmshme për qeverisjen e vendit.

Image
Binak Maxharraj

Sipas tij, kjo tregon më së miri se asnjëherë që pas çlirimit Kosova nuk pati qeveri stabile, por vetëm qeveri bandash.

“Partitë politike deri më tani i kanë nxjerrë nja pesë kandidat për Kryeministër. LDK me Vjosa Osmanin, LVV me Albin Kurtin, PDK me Kadri Veselin , AAK me PSD me Ramush Hrajdinaj dhe Nisma me Fatmir Limajn. Në këto zgjedhje nuk kanë asnjë shanse as teorike qe Kadri Veseli, Ramush Harajdinaj dhe Fatmir Limajn të dalin të parat dhe ta nxjerrin postin e Kryeministrit. E kanë kotë, pasi populli nuk i hanë më rrenat e tyre. Një luftë miqësore do thosha do të zhvillohet midis LDK-së dhe LVV-sje më në krye me Vjosa Osanin dhe Albin Kurtin për kryeministër. Të dytë janë të dijshëm, të mençur, të përkushtuar që të punojnë për shtet, e jo për pushtet. Të dytë janë me zemër e shpirt të pastër, të pa korruptuar. Me fjalë tjera janë si vëlla e motër, të cilët do te luftojnë dhe punojnë për një ideal të madh ta shërojnë këtë vend nga kanceri i quajtur ‘Pronto mafia’. Dhe do të ta arrijnë qëllimit, nuk është më rëndësi së cili por do të ia arrijnë qëllimin. Madje nuk e patën fatin që të bëhen bashkë në luftë kundër së keqes, por edhe ndaras të dytë e kanë një qëllim të cilin do ta arrijnë. Po kush janë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti?!. Janë si dy molla të kuqe në një pemë?! Vjosa Osmani është një grua me dinjitet, më qëndrime të qarta më te cilat ajo dinë së çfarë donë”, ka thënë profesor dr. Binak Maxharraj.

Ai ka thënë se Osmani nuk mund të thyhet as të shantazhtahojet kollaj për interesat e saja personale.

“Por është e fortë në qëndrimin e saj në shtet ndërtimin e vendit. Është një grua e shkolluar në Amerikë, atje ky lulëzon demokracia, por të cilës iu deshtë që këtu në Kosovë të përballët ashpër me autokracinë e cila jo që e ka kapluar shtetin por edhe të gjitha partitë ku sundojnë më to autokratët, iu deshtë të përballët edhe me autokracinë e vjetër brenda partisë së vet të cilët e injoruan. Por ajo nuk u dorëzua ani pse partia e saj ishte me votën e Isa Mustafas në zgjedhjet e kaluar e renditën në fund të pusit në listën e zgjedhjeve, populli atë e gjeti dhe e nxori nga pusi duke ia dhanë mbi 65 mijë vota”, ka thënë profesor Dr.Binak Maxharraj.

Sipas tij, ajo si adoleshente iu ngjitë LDK-së së Ibrahim Rugovës sepse ajo thellë besonte në doktrinë dhe filozofin e Presidentit Ibrahim Rugova drejtë pavarësisë së Kosovës.

“Besonte në LDK, pastaj e kishte idol. Hyri në politikë më këtë qellim dhe ideal për të ndihmuar sadopak në pavarësimin e Kosovës dhe na ky qëndrim i sajë nuk hoqi dorë asnjëherë, qëndroi e pathyeshme sepse qëndrimet e saj të forta nuk mund ti thyenin as vazhdat e sajë në parti. Vjosa Osmani ishte deputete në tri Legjislaturat e Kuvendit të Kosovës, gjithsesi me meritë, me votuar femër në Kosovë. Vjosa Osmani ne partin e vetë mbiu si feniksi për të triumfuar mbi të këqijtë gjysha e babagjysha që LDK e kishin veç për interes. Jo me hatër por me “qykë të zorit” u detyruan qe Vjosa Osmani të kandidatet për Kryeministre. Ata vonë e kuptuan vlerën e saj, sepse po te mos vepronin kështu LDK do ta priste katastrofa në zgjedhjet qe po vijnë. Pati rezistencë, rrolat e mafiozeve të LDK dukeshin ashiqare, por vlera e Vjosa Osmanit i mundi kësaj radhe. Triumfoi bash si një lule pranvere doli mbi sipërfaqe, erdhi nga qielli si një engjëllush për ti dalë në ndihmë këtij populli të çliruam por pa liri”, ka thënë profesor dr. Binak Maxharraj.

Ai ka thënë që Vjosa Osmani si një grua e fuqishme, e dinjiteteshme për ta quar Kosovën përpara e ka edhe përkrahjen e elektoratit të anëtarësisë.

“Vjosa Osmani ka fillua ta nxjerrë nga gjumi elektoratin e fjetur të LDK, por tashti kur e kuptuan se kush është dhe se me te do të ai arrin qëllimit kanë filluar pak a shumë ta përkrahin edhe deputete e legjislaturës së fundit nga radha e LDK, sepse të përbashkuar arrihet më lehtë qëllimi”, ka thënë Maxharraj.

Nga ana tjetër, edhe kandidati për Kryeministër lideri i LVV Albin Kurti për shumë vite me radhë është figura qendrore në jetën politike.

Ai konsideron se Kurti, hyri si një idealist hyri në politik qysh herët si student i shkëlqyera.

“Me karizmin e tij, më qëndresën brilante, më pathyeshmërinë e tij Kurti ia doli të kaloi një rrugëtim pjekurie politike që rrallë kush e ka. Ishte po ky Albin Kurti, një djalë i pashëm me flokë të gjata kur i organizonte demonstrata e studenteve kundër regjimit fashist të Millosheviqit. Ju kujtohet kur policia çetnike e rrëzonte për tokë duke ia vu çizmen në qaf të rrëzuar për tokë. Ishte po ai Albin Kurti të cilin policia serbe e arrestoi dhe e burgosi në Nish. Gjatë gjykimit nuk iu trembë syri. Ishte trim i vërtet bash si Mic Sokoli kur i doli topit më gjoks përpara, por tashti Albin Kurti gjatë gjykimit të tij ne Nish, kur Kosova po kallej e digjej flakë, kur po vritej e depërtohej populli shqiptar, gjate gjykimit si një engjëll u ngrit dhe në mjedis te Serbisë iu tha se unë nuk e njohë këtë gjyq, për mua është i huaj. U tmerruan serbet por edhe u mahnit bota më trimërinë e tij. Në botë u dha alarmi për gjykimin e Albin Kurtint, për trimërinë e tij në gjykatë, dhe filloj presioni ndërkombëtar për lirimi e tij nga burgu. Triumfoi, u lirua. Pas luftës nuk e ndali aktivitetin e tij politik së shpejti e themeloj Lëvizjen Vetëvendosje, për ti dalë zot vendit, sepse e shihte se Hashim Thaçi nuk ishte i përkushtuar për shtet por për pushtet. Nuk u pajtua kurrë me qëndrimet e tij. Nuk u pajtuar as me demarkacioni me Malin e Zi ,as me Asociacionin me shumicë serbe ne Veri te Kosovës, nuk u pajtua me shumë Marrëveshje qe ishin bërë me Serbin në Bruksel. Nuk pajtohej me infiltrimin e ngadaltë të Serbisë në Veri që tani gaii se është i humbur”, ka thënë profesor Maxharraj

Sipas tij,Albin Kurti me partin e tij ishte në rrugë, në protesta gjithë-popullore, dhe nuk trembej nga asgjë.

“Nuk trembej edhe atëherë kur në këto protesta ia vranë dy aktivist, nuk trembej kur në këto protesta policia e Hashim Thaçit, bash si në kohën e Millosheviqit, e dhunonte e rrëzonte për tokë duke ia vu çizmen në qafë. Madje nuk trembej edhe kur e arrestonin dhe burgoseshin, nuk trembje dhe kur delte në Merdar në protesta duke i rrotulluar kamionët serb me mallra. Qysh atëherë ai kërkonte reciprocitet më Serbin, madje nuk trembej edhe atëherë kur hidhte gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës, sepse i tëri ishte në shërbim të popullit, kundër të këqijave që Hashim Thaçi me CO, po ia sillte këtij vendi. Albin Kurtin e kishte gjithmonë si dig. Albin Kurti nuk u dorëzua edhe atëherë kur tentuan ta dobësojnë, kur i dolën nga LVV rebelët, dezertoret, të arratisurit në krye me të shiturin Shpend Ahmetin”, ka thënë profesor Maxharraj.

Ai thotë se edhe atëherë LVV nuk u dorëzua, por vazhdoi punën e tij në konsolidimin e partisë, pasi që iu hoq kanceri i saj.

“Arriti që përsëri LVV të radhite një ndër partitë e mëdha në vend, dhe ky vend dhe ky popull është më nder që Albin Kurti është edhe kandidat për Kryeministër. Është vështirë që njeriu të përcaktohet se cili nga këta të dytë do të fitoi, pasi kjo është njësoi sikur ti shohësh dy molla të kuqe në pemë të njëjta dhe nuk dinë se cilën ta marrësh sepse dyjat janë njësojë me karakterin e fortë. Kjo edhe nuk është fortë e rëndësishme si cili do të fitoi. Është më rëndësi se cilido prej tyre të fitoj më këta po vjen ndryshim i madh, me këta të dytë fiton Kosova. Me këta të dytë i jepët grusht i fortë ‘Klaneve mafioze’ të dala nga lufta të cilët e shkatërruan këtë shtet për 20 vite duke e vjedhë dhe plaçkitur të hiqet qafe ‘Pronto mafia’ dhe kupola e krimit të organizuar”, ka thënë profesor Maxharraj.

Sipas tij, nuk është me rëndësi se cili fiton, Kurti apo Osmani, sepse Kosova fiton me të dytë.

“Vetëm urojë që këta të dytë mos ta shpenzojnë arsenalin luftarak midis tyre, por ta drejtojnë kundër armikut të tyre, kundër ‘Pronto mafisë’, dhe kundër kupolës së krimit të organizuar, kundër kapjes së shtetit nga bandat kriminele të PDK-së dhe SHIK-ut, por me rëndësi është ç’kapja e shtetit prej tyre”, ka thënë analisti politik pr. Dr. Binak Maxharraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...