Donika Gërvalla në listën e kandidatëve për deputetë nga LDK, mësohet se me kërkesë të kujt u kandidua

Politika

Donika Gërvalla në listën e kandidatëve për deputetë nga LDK, mësohet se me kërkesë të kujt u kandidua

Nga: N.H Më: 4 shtator 2019 Në ora: 19:58
Donika Gërvalla

Ish-kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla do të jetë pjesë e listës për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ani pse kjo parti edhe me tej nuk i ka publikuar këto lista, gazeta “Bota sot”, nga burime të afërta me vajzën e heroit Jusuf Gërvalla, Donika Gërvalla, mëson se edhe kjo e fundit do të jetë pjesë e saj, të cilat pritet të publikohet së shpejti.

Burimet i kanë treguar gazetës së nga kush fillimisht është kërkuar që të garojë Donika Gërvalla.

“Kërkesa për kandidim është reale. Është kërkesë e të gjithëve, gjithashtu disa individ edhe nga dega e Deçanit kanë kërkuar. Kjo degë fillimisht e ka  pranuar kandidaturën dhe e kanë futur në listë, por pas një ditë është larguar nga lista me arsyetimin se kinse Vjosa Osmani ka kërkuar që Donika Gervalla jo të futet nga kjo degë, por nga qendra, pasi e plotëson me kuotë gjinore”, i ka thënë gazetës ky burim.

Siç mëson gazeta “Bota sot”, kandidimin e saj është e gatshme ta bëjë edhe dega e LDK-së në Gjermani.

Gjithashtu, burimet e gazetës “Bota sot”, thonë se kandidimi i Donika Gërvallës po vijë edhe për shkak të kërkesave të mëdha nga diaspora.

“Është kërkesë e madhe si nga Kosova, nga personalitete të ndryshme, mirëpo ka kërkesa të mëdha edhe nga mërgimtarët, pra nga diaspora”.

Kujtojmë se Donika Gërvalla, është vajza e atdhetarit Jusuf Gërvalla, ndërsa ishte pjesë e LDK-së për rreth 27 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat