Shahu tregon se çka duhet të sakrifikojë Kosova për marrëveshjen me Serbinë

Politika

Shahu tregon se çka duhet të sakrifikojë Kosova për marrëveshjen me Serbinë

Nga: G.B Më: 4 shtator 2019 Në ora: 19:51
Rexhep Shahu

Senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy kanë qëndruar sot për vizitë në Kosovë, ku deklaruan se çelësi për të zhbllokuar të ardhmen është arritja e një zgjidhje e dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se të dyja vendet duket të sakrifikojnë për këtë.

Lidhur me këtë, ish gazetari dhe publicisti Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kosova duhet të bëjë sakrificë madhore për tu pajtuar me Serbinë, duhet të falë por të mos harrojë, që është sakrifica më e madhe.

“Kosovës i duhet patjetër të bëjë sakrificë madhore për tu pajtuar me Serbinë, i duhet me falë, i duhet mos me ushqye hakmarrje e urrejtje, i duhet me falë por mos me harrua. Kjo është sakrifica më e madhe që duhet të bëjë Kosova. I duhet të pranojë e të pajtohet me fatin, me të zhdukurit që duhen kërkuar gjithmonë, me të dhunuarit, që s'duhet të harrojnë kurrë që tragjeditë të mos përsëriten”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, Kosova nuk duhet t’i ofendojë miqtë e saj, ndërsa sa i përket territoreve, ai thotë se Serbia ia ka marrë me kohë dhe nuk ka çka të marrë më tepër.

“Kosovës i duhet mos me i shtirë, mos t’i zmadhojnë rrenat e veta se i bëjnë nder armikut, mos me ofendua miqtë çlirimtare si  Amerikë, Angli e në tërësi NATO. Këto besoj unë i duhet të sakrifikojë Kosova. E nëse flitet për tregti trojesh e territoresh, ato Kosova i ka më pakicë, ia ka marrë me kohë Serbia dhe nuk ka çfarë jep më tepër Kosova”, ka deklaruar Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat