Eksperti i sigurisë komenton vrasjet dhe plagosjet e djeshme: çështja e sigurisë në tërësi është e brishtë

Politika

Eksperti i sigurisë komenton vrasjet dhe plagosjet e djeshme: çështja e sigurisë në tërësi është e brishtë

Nga: D.B Më: 6 shtator 2019 Në ora: 14:57
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja

Kohët e fundit  po ballafaqohemi me një dukuri të shpeshtuar të bartjeve të armëve pa leje, përdorimi i të cilave shesh herë po rezulton me fatalitet për njerëzit.

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, konsideron se rasti më i freskët i ndodhur në mesditën e të enjtes në lagjen e Spitalit, ka tronditur gjithë qytetarët, ku nga përdorimi i armëve pati edhe të vrarë dhe të plagosur.  

“Këto raste nuk janë të rralla përkundrazi po ndodhin shpesh në Kosovë, që është për habi, e kur merret parasysh se numri i policisë që kurrë nuk ka qenë më i madh, se tani ku në përgjithësi numri i policëve të Kosovës  mbërrin shifrën   në 9.000. Dhe nga kjo marrë në tërësi situata e sigurisë është trishtuese”, ka thënë Tërnava.

Image
Hajrullah TërnavaAi konsideron se, përdorimi i armëve është trishtues, prandaj është për t’u habitur me neglizhencën e policisë  së Kosovës, në vendosjen e rendit dhe ligjit. 

“Kur dihet po ashtu  se këta policë paguhen me para të taksapaguesve të qytetarëve të këtij shteti. Andaj, kur dihet se në polici ka struktura të ndryshme me grada të larta, shtrohet pyetja, e a thua a merret ndokush me këtu hulumtime, për këto shkaqe të këtyre pasojave dhe dëmeve qe po i bëhen qytetarëve të këtij vendi?! Habia është edhe më e madhe  kur dihet se numri i banorëve të popullit të Kosovës të mbas luftës është në rënie e sipër, dhe kurrë Kosova nuk ka pasur popullatë në numra më të vogël, e në të kundërtën kurrë Kosova nuk ka pasur policë në numër kaq të madh. Sepse megjithatë duhet ta kemi të qartë zbrazjen e të rinjve që po i ndodhë Kosovës ditë e për ditë, të cilët po migrojnë në ato vende ku po e shohin ardhmërinë e tyre të perspektives së punësimit dhe të mirave materiale që nuk i kanë në Kosovë”, ka thënë eksperti i sigurisë Tërnava.

Sipas tij, MPB-ja sa më parë duhet të merret me hulumtimin e shkaqeve të vrasjeve, plagosjeve dhe  përdorimeve të armëve pa leje.

“MPB-ja duhet ti gjej shkaqet  në mënyrë që të ndalon këto dukuri, qoftë me bastisje të individëve apo të shtëpive aty, ku ka informacione se qytetarët posedojnë arme pa leje. Dhe domosdoshëmrisht duhet që bartësve t`iu shqiptohen dënimet e merituara që i parasheh ligji, qofshin ata persona edhe funksionar të shtetit. E jo të ndodh si deri më tani, kur nëpër ahengjet e tyre familjare i shohim funksionarët e Kosovës, duke shkrepur me armë në mënyrën më primitive, ku me këto verime të shkrepjeve të armëve tregojnë edhe nivelin e tyre jo të arsimuar.

Dhe deri më tani të gjithë i mbyllën sytë për këto dukuri, duke i arsyetuar. Andaj, marrë në përgjithësi çështja e sigurisë në tërësi është e brishtë dhe ne si popullatë duhet të brengosemi me këtë nivel të krimeve në përgjithësi, e sidomos të brengosemi ndaj posedimeve të armëmbajtjeve pa leje dhe përdorimit të tyre, që shuajnë jetën e njërit”, ka thënë eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat