Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, problematike

Politika

Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, problematike

Nga: G.B Më: 7 shtator 2019 Në ora: 16:24
Ilustrim

Senatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy, të cilët qëndruan për vizitë në Kosovë, dhanë mesazhe për dialogun dhe rëndësinë e arritjes së një marrëveshje mes dyja shteteve.

Ata thanë se të dyja shtetet duhet ta kuptojnë që është e nevojshme të sakrifikojnë, për të qenë pastaj të afta të normalizojnë raportet ndërmjet vete.

Murphy ka përmendur edhe zgjidhje të cilat mund të jenë të vështira për të dy palët, ndërsa Në anën tjetër senatori demokrat, Ron Johnson, ka thënë se një zgjidhje e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të jetë çelës i zhbllokimit të së ardhmes së rajonit.

Image
Blerim Burjani

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën se duke pasur parasysh situatën, është problem që të arrihet një marrëveshje me Serbinë, pasi s’kanë guxim.

“Cilido koalicion politik që do ta merr pushtetin, duhet t’i ketë 80 vota për të aprovuar marrëveshjen me Serbinë, në të kundërten cilido koalicion nuk do të mund të qëndrojë më gjatë se 1 vit në pushtet. Duke pasur parasysh se pak ka seriozitet në skenën politike të Kosovës e shoh si mjaft problematike arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë me këtë kastë politike feudale që kanë dëshirë të marrin pushtet por s’kanë guxim të zgjidhin asnjë problem më elementar e lëre më të bëjë marrëveshje me Serbinë, këto parti janë pa kuadro janë individë që udhëhqehin me to dhe të paafta për zgjedhje, fjalë kanë shumë por për të kryer punë gjasat e tyre janë zero. Nuk kanë qenë në gjendje që 6 vjet pas aprovimit të ligjit për sigurime shëndetësore asnjëherë të bëjë një skemë për të zgjidhur probleme jetike për qytetarët e lëre më të bëjë zhviillim ekonomik’, është shprehur ai.

Burjani përmend problem të shumta që janë prej 20 vitesh në Kosovë.

“Është sfidë e madhe dhe pa mundësi me këta njerëz të zgjidhë probleme nuk ka edhe as vetëdijësim për hequr qafe njerëz përfitues nga buxheti dhe kategori sociale që presin të punësohen me votat e qytetarëve, kemi telashe si rezultat i mosvetëdijësimit të qytetarëve dhe jo seriozitet të njerëzve që rrijnë që 20 vjet kot në Kuvend”, ka vlerësuar ai.

Rikandidimi i deputetëve të njëjtë për këtë post, ai thotë se është për të ardhur keq që po ndodhë sërish, duke shtuar se kemi problem të shumta dhe serioze dhe nuk ka se kush të merret me to.

“Edhe kësaj here njëjtë pritet riciklim i njerëzve dhe deputetëve të njëjtë dhe fillojnë sërish nga e para aty ku kanë mbetur nga legjislatura e mëhershme, për të ardhur keq pse kështu po ndodhë në një shtet të varfër me përfitues të shumtë e nga paraja publike, analfabet dhe pa punë, e udhëheqin shtetin liderë të papërvojë të cilët as shitore nuk kanë. Pra në ekonomi tregu po qe se nuk vlera personale dhe nuk je i zoti për vete, s’ka gjasa të zgjidhen problemet e të tjerëve, kur këta vet janë problemi kryesor i shtetit. Po sikur mos të hynë në Kuvend, shumë shpejt shumica prej tyre do të përfundonin azilant në Gjermani dhe kudo tjetër. Pra kemi probleme serioze të mëdha dhe të pazgjidhshme. Për momentin s’ka kush të merret me çështjet themelore”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat