Kjo parti i fiton zgjedhjet e 6 tetorit! Kjo është prognoza e njohësit të çështjeve juridike

Politika

Kjo parti i fiton zgjedhjet e 6 tetorit! Kjo është prognoza e njohësit të çështjeve juridike

Nga: N.H Më: 7 shtator 2019 Në ora: 23:01
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese në vend, Blerim Burjani, në një bisëdë për gazetën “Bota sot”, ka folur rreth zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai për gazetën ka thënë se partitë politike në Kosovë duhet të respektojnë demokracinë parlamentare dhe ligjet në fuqi dhe kushtetutën e shtetit

Image
Blerim Burjani

“Gara nuk bëhet në nivel kandidatesh por në emër të partive. Partitë politike në Kosovë duhet të respektojnë demokracinë parlamentare dhe ligjet në fuqi dhe kushtetutën e shtetit. Kosova me demokraci parlamentare përparësi i jep partisë dhe programit politik përderisa sistemi amerikan i kushton vëmendje programit dhe individit që e bënë ekipin profesionale për të zbatuar programin partiak”, është shprehur Burjani.

Tutje, ai ka thënë se partitë politike duhet të koncentrohen në programet e tyre.

Ndërsa, krejt në fund, ai thotë se LDK e Isa Mustafës, me kandidaten Vjosa Osmani, po shihen si favoritë të këtyre zgjedhjeve.

“Pra, plotësisht duhet të koncentrohen partitë në programet e tyre, tash kjo po merr përmasa të shprehive që të garohet me kandidat, por jo edhe me ekip, sepse kur ka kandidat në këtë rast duhet të ketë edhe ekip dhe normal program që duhet të zbatohen, sidoqoftë, partia fituese do të ketë të drejt të bëjë qeverinë me një koalicion. Njëherë duket të jetë përpara LDK si parti, pritet të shihet më 6 tetor”, ka përfunduar Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”

Kujtojmë se 25 subjekte politike kanë tashmë dorëzuar aplikimin për certifikim si dhe listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për media, Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së.

Sipas tij në mesin e tyre janë 20 parti politike, 4 koalicione dhe një kandidatë i pavarur.

Sipas tij listat e kandidatëve për deputetë do të publikohen pas procesit të certifikimit nga ana e KQZ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat