Krasniqi tregon kur do të kemi lista të pastra nga partitë politike

Politika

Krasniqi tregon kur do të kemi lista të pastra nga partitë politike

Nga: G.B Më: 10 shtator 2019 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Shtete mike kanë kërkuar që partitë politike të mos përfshijnë njerëz që kanë pasur ose kanë problem me ligjin, në listat për kandidatët për deputetë.

Por, duket se kjo nuk është marrë parasysh na partitë.

Lidhur me këtë, njohësi i çshtjeve politike në vend, Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se është vështirë të ketë lista me njerëz pa aktakuza, pasi ka parti që janë me njolla.

Image
Islam Krasniqi

“Në këtë sistem është shumë e vështirë të zgjedhim njerëz pa aktakuza në listë zgjedhore, pasi që ka parti që mbi 80% i kanë individët me njolla. Klasa politike kosovare e brishtë ka krijuar një sistem i cili mund të akuzojë çdo individ i cili është i sinqertë apo pretendon të arrijë një sukses i cili mund të jetë pengesë për tjetrin, pa asnjë përgjegjësi penale apo morale për shpifje apo etiketim”, është shprehur ai.

Krasniqi vlerëson se lista të pastërta do të kemi vetëm atëherë kur ju humb fuqia liderëve të përfshirë në afera korruptive apo individëve të zhytur në krim e korrupsion.

“Listat e pastra do t’i kemi vetëm atëherë kur ju humb fuqia liderëve të cilët janë të përfshirë në afera korruptive, apo individë të cilët janë të mbytur në krim dhe korrupsion, e që kontrollojnë gjithçka brenda dhe jashtë parties”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat