Shkarkimi i Bolton, Shahu: Shqiptarët i shpëtuan një rreziku  

Politika

Shkarkimi i Bolton, Shahu: Shqiptarët i shpëtuan një rreziku  

Nga: G.B Më: 10 shtator 2019 Në ora: 23:22
John Bolton

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkarkuar John Boltonin nga pozita e këshilltarit për siguri, duke thënë se s’është pajtuar me shumë prej sugjerimeve të tij.

“E kam njoftuar John Boltonin mbrëmë se shërbimet e tij më s’janë të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. S’jam pajtuar me shumë prej sugjerimeve të tij”, ka shkruar Trump në Twitter.

Kur ishte emëruar në këtë pozitë, Bolton ishte raportuar si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës dhe si njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Image
Rexhep Shahu

Lidhur me shkarkimin e tij, publicisti dhe ish gazetari Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se është lajm pozitiv për Kosovën, pasi Thaçi, Vuçiq e Rama e kanë pasur përkrahjen e tij për ndarje të Kosovës.

“Është lajm shumë pozitiv në favor të Kosovës pasi siç përflitej në opinion ithtarët e ndarjes së Kosovës Thaçi, Vuçiq, Rama, kishin xhami të tyren këshilltarin e shkarkuar. Copëtimi i Kosovës si pazar i papara caktuar apo i papara kërkuar nga Amerika që kishte investuar veten për këtë Kosovë që është por hidhej në publik ideja se Amerika do ta copëtojë Kosovën se ka thënë Bolton dhe pajtohen me këtë ndarje rusët që tentojnë të jenë liderë në Ballkan me turqit që financojnë xhamia e shamia ndër shqiptarë”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, shkarkimi i Bolton qetëson shqiptarët dhe ne i kemi shpëtuar një rreziku.

“Shkarkimi i Bolton besoj se qetëson shqiptarët pasi në besojmë se Amerika na ka në hatër. Nëse do të besojmë në fuqinë e individit që cakton Amerika dhe nëse do besojmë se individi përgjegjës mund të veprojë edhe me vullnetin e tij, një rreziku i shpëtuan shqiptarët”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

Ndryshe, Trump ka thënë se një këshilltar për sigurinë kombëtare do të caktohet javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat