Kush janë argatët e partive politike? - Bota Sot
Kush janë argatët e partive politike?

Politika

Kush janë argatët e partive politike?

Nga: A.M. Më: 11 shtator 2019 Në ora: 21:24
Liderët e partive poltike

Politologu, Ejup Berisha, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë se  në fazën parazgjedhore Partitë politike e respektojnë njëfarë standardi demokratik, njërin prej parimeve demokratike apo këto sillen në mënyrë më korrekte ndaj zgjedhësve sepse këtyre të fundit u japin mundësi që të zgjedhin mes shumë individëve të kandiduar në listat e tyre.

“Shpallja e listave të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhjet e radhës në RKS apo më konkretisht të listave të kandidatëve të mundshëm për deputet të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet Parlamentare të muajit tetor është pjesë e aktiviteteve parazgjedhore të parapara edhe me rregullat apo dhe  dispozitat e kodit zgjedhor. Me to përcaktohet edhe afati kohor se kur duhet të bëhet  dorëzimi i listave të kandidatëve të mundshëm për deputet deri te Komisioni qendror Zgjedhor, si dhe ajo  kush mund të kandidohet e kush nuk mund të kandidohet në ato lista. Partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje çofshin ato lokale, apo dhe Parlamentare  përpilojnë lista të Kandidatëve të tyre për deputet të mundshëm apo dhe për këshilltar Komunal si dhe për  Kryetar Komunash. Me qëllim që të grumbullojnë sa më shumë vota për listat e kandidatëve Partitë politike nëpër listat e tyre mundohen që të kandidojnë persona apo individ të cilët me pjesëmarrjen e tyre në garën zgjedhore do të mund tu sigurojnë atyre sa më shumë vota gjatë ditës së zgjedhjeve. Do të thotë se në fazën parazgjedhore Partitë politike e respektojnë njëfarë standardi demokratik, njërin prej parimeve demokratike apo këto sillen në mënyrë më korrekte ndaj zgjedhësve sepse këtyre të fundit u japin mundësi që të zgjedhin mes shumë individëve të kandiduar në listat e tyre. Kështuqë me këtë rast zgjedhësit mund ta zgjedhin kandidatin e tyre më të përshtatshëm apo të preferuarin e tyre në ditën e zgjedhjeve”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai Berisha është shprehur se në politikë ai që merr vendime të rëndësishme politike apo edhe ai që mund të ndikoj në marrjen e vendimeve shumë të rëndësishme politike  është faktor shumë i rëndësishëm politik, ndërsa të tjerët që nuk mund ti bëjnë këto gjëra, janë vetëmse argat nëpër Parti apo dhe në politikë.

Image
Ejup Berisha

“Mirëpo kandidatët të cilët I plotësojnë gatise të gjitha kriteret për tu kandiduar apo dhe për tu zgjedhur në të shumtën e rasteve nuk janë ata faktorë të rëndësishëm politik vendim-marrës dhe vendim-zbatues në politikë. Këta në të shumtën e rasteve janë vetëm njerëz të cilët siç thash futen  në listat e kandidatëve të Partive me qëllim që këtyre tu sigurojnë  sa më shumë vota  për të siguruar rezultat më të volitshëm në zgjedhje. Ne tani të gjithë e dimë se  nëpër Partitë politike aktuale fjalën kryesore dhe peshën e marrjes dhe zbatimit të vendimeve më të rëndësishme politike  e kanë krejtësisht individ të tjerë të cilët siç e dimë deri tani kanë sjellur vendime politike dhe kanë përkrahur politika që janë në kundërshtim me parimin e sigurimit të interesit të përgjithshëm apo dhe të realizimit të të mirës për të gjithë në shoqëri dhe shtet.  Ne jo se gjatë periudhave të mëparshme parazgjedhore nuk kemi pasur individ të ndershëm, të sjellshëm dhe të aftë  që janë kandiduar nga ana e Partive politike nëpër listat e kandidatëve për deputet të mundshëm por ndikimi dhe roli I tyre në skenën politike dhe në politikë si nëpër Parti por dhe nëpër institucione shtetërore dhe publike është dhe ka qenë shumë simbolik ,i padukshëm apo dhe shumë minor. Në politikë ai që merr vendime të rëndësishme politike apo edhe ai që mund të ndikoj në marrjen e vendimeve shumë të rëndësishme politike  është faktor shumë i rëndësishëm politik ndërsa të tjerët që nuk mund ti bëjnë këto gjëra, janë vetëmse argat nëpër Parti apo dhe në politikë. Duke i pare dhe lexuar emrat dhe mbiemrat e kandidatëve të mundshëm për deputet nëpër to edhe kësaj radhe  mund të lexohen shumë emra dhe mbiemra serioz, të pranueshëm, të përshtatshëm edhe shumë interesant por  këta siç thash duhet të kenë peshë, ndikim si dhe force dhe  aftësi për ti marrë dhe zbatuar vendimet politike përndryshe mbeten vetëmse të lëvdohen se kanë qenë Kandidat dhe anëtar apo dhe funksionar shumë të lartë të institucioneve të caktuara shtetërore si Kuvend, Qeveri apo dhe të institucioneve  dhe forume tjera të rëndësishme lokale dhe kjo përfundon me kaq”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Berisha ka theksuar se fjalën kryesore në politikë kohëve të fundit e kanë disa individ të cilët i iniciojnë dhe marrin vendimet me të cilat  përfillen dhe përkrahen interesat e caktuara apo dhe ato të pjesshmet e jo dhe ato të përgjithshmet të cilat u përkasin dhe janë në favor të të gjithë individëve apo qytetarëve në shoqëri.

“Sot edhe Personalitetet më të rëndësishme kombëtare si Skënderbeu, Faik Konica apo dhe Ismail Qemajli po të ishin kandidat do të jetë e kotë pasiqë fjalën kryesore në politikë kohëve të fundit e kanë disa individ të cilët i iniciojnë dhe marrin vendimet me të cilat  përfillen dhe përkrahen interesat e caktuara apo dhe ato të pjesshmet e jo dhe ato të përgjithshmet të cilat u përkasin dhe janë në favor të të gjithë individëve apo qytetarëve në shoqëri dhe në shtet sepse politika është aktivitet njerëzor që u takon dhe I tangon të gjithë njerëzit në shoqëri e shtet e jo vetëmse një individi apo dhe vetëmse grupacioneve të caktuara. E tash njerëzit e kandiduar nëpër listat zgjedhore apo dhe ata që zgjedhën athua a kanë mundësi që ta bëjnë ndryshime si në Parti apo dhe në politikë në përgjithësi.  Kjo siç thash më lartë varet nga pesha dhe roli të cilin e kanë këta individ jo vetëmse nëpër forumet partiake por edhe nëpër institucionet realevante politike shtetërore dhe publike. S`ka ndryshim të rëndësishëm nëse për të nuk janë të interesuar shumica e aktorëve të rëndësishëm politik dhe institucional. Për të bërë ndryshim qenësor në politikë duhet ndryshuar edhe qasja e individëve  ndaj institucioneve politike dhe ndaj politikës në përgjithësi. Si dhe duhet ndryshuar edhe  mentaliteti I individëve të kyçur në  Politikë për prioritetet dhe gjërat e domosdoshme që duhen zbatuar gjatë marrjes së tyre me politikë. Do të thotë se ndryshimin e kursit politik mund ta bëjnë individët që janë pjesë e politikës. Ndërsa  ndryshimin e duhur e  bëjnë vetëm ata që kanë peshë dhe force për ta bërë ndryshimin e jo vetëmse ata që kanë vullnet për ti bërë ndryshimet”, ka thënë ai për “Bota sot”.

“Se a do te ndodh ndryshimi në politikën tonë unë nuk mund te paragjykoj por për të mirën dhe përparimin e gjithë qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës ai duhet të ndodhë patjetër”, ka përfunduar Berisha për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...