Krasniqi komenton gjuhën denigruese në debatet televizive dhe incidentin Abazi-Molliqaj - Bota Sot
Krasniqi komenton gjuhën denigruese në debatet televizive dhe incidentin Abazi-Molliqaj

Politika

Krasniqi komenton gjuhën denigruese në debatet televizive dhe incidentin Abazi-Molliqaj

Nga: G.B Më: 12 shtator 2019 Në ora: 15:19
Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj

Gjatë kohës së fushatës parazgjedhore, në televizione mbahen debate me zyrtarë të partive politike, ku në debate ndodhë që të përdoret gjuhë fyese e denigruese ndaj njëri tjetrit.

Përpos gjuhës, ndodh edhe të ketë përleshje fizike, siç ndodhi të mërkurën mbrëma pas emisionit në T7, ku kandidati për deputet nga VV, Haki Abazi, tha se është sulmuar fizikisht nga kandidati për deputet nga PSD-AAK, Dardan Molliqaj.

Lidhur me gjuhën dhe përleshjet në emisione, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kandidatët e partive politike kanë zgjedhur që debatin ta bëjnë me akuza por edhe me rrahje, që tregon se sa u intereson qytetari atyre.

Image
Faik Krasniqi

“Kandidatët e partive politike në vend të debatit me argumente për problemet e qytetarëve, kanë zgjedhur që debatin ta bëjnë me akuza dhe kundër akuza, por edhe me boksa. Kjo tregon se sa u intereson atyre qytetari i Kosovës. Karrieristë dhe ambiciozë të sëmurë. S'kemi çfarë të presim nga këta njerëz, përveç degradim të mëtutjeshëm të këtij vendi”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, nuk  duhet pritur asgjë nga ta, por njerëz të tillë kërkojnë votën e qytetarit dhe bëhen deputetë, duke shtuar se faj kanë dhe moderatorët që ftojnë njerëz të tillë në debate.

“Nuk është problemi se sa humbin apo fitojnë partitë me sjelljen e këtyre njerëzve, por problemi është që këta njerëz kërkojnë votën e qytetarit dhe bëhen deputetë. Dy prej tyre veçse në mandatin e kaluar ishin deputetë si Frashër Krasniqi dhe Dardan Molliqaj. Dy tipa që janë të njohur për dhunë dhe nxitje të dhunës. Fajin e kanë moderatorët që thërrasin njerëz të tillë nëpër debate. Unë personalisht nuk pres që këtu do të bëhet mirë ndonjëherë, sepse kemi klasën politike më idiote në Evropë”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...