“Listat e kandidatëve i shërbejnë unitarizmit politik” - Bota Sot
“Listat e kandidatëve i shërbejnë unitarizmit politik”

Politika

“Listat e kandidatëve i shërbejnë unitarizmit politik”

Nga: A.M. Më: 12 shtator 2019 Në ora: 16:47
Ilustrim

Analisti politik, Ilir Vata, në një bashkëbisedim për “Bota sot” është shprehur se një parti politike duhet ta ushtrojë pushtetin nga anëtare e saj dhe forumet drejtuese dhe ne këtë mënyrë përzgjedhja e kandidatëve për deputet, apo për kryeministri do jetë më e gjetur dhe me i votuar

 “Lista emërore të kandidatëve në aspektin demokratike fuqizojnë rolin e lidershipit të partive politike, pra i jep pushtet më shumë se sa vetë forumet politike të partisë. Pra kemi një kthim pas në aspektin e demokracisë, pasi një parti politike duhet ta ushtrojë pushtetin nga anëtare e saj dhe forumet drejtuese dhe ne këtë mënyrë përzgjedhja e kandidatëve për deputet, apo për kryeministri do jetë më e gjetur dhe me i votuar. Në këtë gracë ka rënë edhe Shqipëri dhe prej vitesh po lëngon ecjen para të demokracisë, bashkëpunimin politik dhe më keq akoma pa rrinë vend numëro për 30 vite në tranzicion”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka kërkuar që të  ndërhynte në Kodin Zgjedhor në Kosovë shpejt që të mos i ndodh si Shqipërisë.

Image
Ilir Vata

“Lista e shpallura nga liderit e partive politike është një pushte drejt forcimit të rolit të kryetarëve të partisë, pra një pushte që shkon drejt unit, drejt unitarizmit çfarë e dëmton të ardhmen e vetë demokracisë dhe në këtë rast dhe të vetë Kosovës, apo Shqipërisë. Në aspektin juridik nuk ka asnjë pengesë, pasi partitë politike ecin me statusin dhe programin e tyre, por ajo që duhet parë është Kodi Zgjedhor në Kosovë dhe do ishte mirë që të ndërhynte shpejt që të mos i ndodh si Shqipërisë”, ka potencuar Vata për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka theksuar se Kosova po i bënë të njëjta gabime siç i ka bërë Shqipëria.

“Kohët e fundit është parë që Kosova po bënë gabimet që ka bërë Shqipëria në këto 30 vite post diktature, por ky shembull duhet të ndikojë pozitivisht për demokracinë e re në Kosovë dhe jo t’i përngjajë demokracisë në Shqipëri që realisht jo vetëm lenë për të dëshiruar po kjo demokraci mes të shkuarës dhe të ardhmes e la në trazicion vendit dhe ky gabim nuk duhet të përsëritet në Kosovë. Sido që të dalin rezultatet dhe kushdo të ketë rolin e kryeministri, një gjë është e sigurtë që pushteti absulut buronë nga lideri dhe ky është kthim pas?”, ka përfunduar Vata për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...