Njohësi i çështjeve juridike kritikon ashpër kandidatët për deputetë: Po përdorin fjale monotone

Politika

Njohësi i çështjeve juridike kritikon ashpër kandidatët për deputetë: Po përdorin fjale monotone

Nga: N.Sh Më: 13 shtator 2019 Në ora: 17:39
Ilustrim

Partitë politike në Kosovë gjatë këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare janë pa programe të mirëfillta dhe po përdorin vetëm fjalë monotone.

Kështu po vlerëson juristi dhe analisti politik Blerim Burjani, i cili shton se, në vend të programeve po merren me individ se kush është në listë e kush jo.

Ai shton se partitë politike duhet të kandidojnë me programe e pastaj ekipi zbatues është shumë me rëndësi.

“Programi duhet të demonstrojë ndryshime e jo në këtë parafushatë të flitet kot pa programe dhe ide se çfarë duhet të bëhet. Në opinion shumë pak ka interesim për këtë dhe nuk ka debat profesional fare, ka vetëm fjalë të panevojshme ose tema që debatohen që 20 vjet pa rezultat. Më shumë po flitet se kush po fiton se sa për çka duhet të fitoj një subjekt apo koalicion”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”, i cili shton se kjo parafushatë është zhgënjyese dhe pazgjidhje.

Sipas tij, duhet të ketë debat të saktë se çfarë duhet të ndryshohet e jo të debatohet për individ.

“Pra, kjo nuk është garë e individëve por e partive. Zakonisht debatet bëhen ndërpersonale e ajo që duket jo serioze dhe e dëmshme është bërja e paneleve me gazetar që nuk janë kompetent për tema fare. Duhet të merren gazetarët që bëjnë pyetje të qarta e jo debate e komente nga gazetarët të cilët janë bë cirkus ku ata po paraqiten”, potencon ai.

Ai shton se, ky është ambient anarkik dhe ashtu ja jopolitik të partive kur po i shtohen edhe persona të tillë jokompetentë dhe po e komplikojnë tepër ku edhe po humb interesimi për t’i dëgjuar.

“Ose duhet të ketë analist kompetent për fusha ose më mirë fare. Duhet të ketë ekspert të ekonomisë, të rendit dhe ligjit, të arsimit etj., ku edhe debati pastaj dihet se për çka bëhet dhe jo kështu si po ndodhin me humbë kohë dhe në fund asgjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat