Milaim Zeka flet për “Bota sot”: Ky person ka qëllim për ta kompromentuar PEK-un, ka një paralajmërim

Politika

Milaim Zeka flet për “Bota sot”: Ky person ka qëllim për ta kompromentuar PEK-un, ka një paralajmërim

Nga: N.H Më: 13 shtator 2019 Në ora: 18:12
Milaim Zeka

Ditë më parë gazeta “Bota sot”, ka raportuar lidhur me disa deklarata të Nuredin Gashit, ish-anëtar i PEK-ut, i cili në profilin e tij në Facebook, kishte akuzuar themeluesin e Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, kinse ky i fundit i ka kërkuar para, për ta futur në listën zgjedhore të PEK-ut.

Mirëpo, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ish-deputeti Milaim Zeka, ka demantuar të gjitha deklarimet e Gashit.

Kandidati për kryeministër të PEK-ut, lidhur me këtë rast, tregon se personi në fjalë ka qëllim për ta kompromentuar partinë e tij brenda territorit të Drenicës.

“Nuk ka asgjë të vërtetë. Ky person ka vetëm një qellim, dhe ai është për ta kompromentuar Partinë Euroatlantike të Kosovës brenda territorit të Drenicës”, është shprehur kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PEK-ut.

Tutje, gjatë bisedës, Zeka gjithashtu ka theksuar se ky rast nuk do të përfundojë me kaq, pasi lidhur më ketë, ai paralajmëron se do t’i drejtohet organeve të drejtësisë në Kosovë dhe në Suedi.

“Në lidhje me rastin në fjalë, veprimi i parë që do bëjë është se do ta hap rast në Polici të Kosovës edhe në Suedi, pasi në shkrimet e tij Gashi bënë thirrje që Frashër Krasniqi të më rrah”, ka shtuar themeluesi dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, më një rishikim të thjesht në llogarinë e Nuredin Gashi, ky person në të kaluarën kishte drejtuar deklarata dhe akuza edhe për Hashim Thaçin, më saktë lidhur me dekorimet që i ka bërë. Ai madje kishte shkuar aq larg sa që të gjithë të dekoruarit nga presidenti i vendit i kishte quajtur si “baksuza”.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e la kanë pa e dekoruar me medalje presidenciale edhe ata “baksuzat” ma të këqij që e kanë sha, e kanë urrejtur dhe kanë qenë kundër tij dhe kundër vlerave tona kombëtare”, shkruan Gashi.

Ndërsa, në bazë të shkrimeve të tij, Gashi në vazhdimësi kishte thur lavde për ish-kryetarin e Skenderajt, madje për të kishte thënë se “s’ka kili mili me Sami Lushtakun”.

Në vazhdim, disa fotografi ku shihet Nuredin Gashi me presidentin aktual, Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat