Zbulohet skenari, ky është qëllimi i Kadri Veselit për kapjen e shtetit

Politika

Zbulohet skenari, ky është qëllimi i Kadri Veselit për kapjen e shtetit

Nga: D.B Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Si gjithmonë, gjatë fushatave zgjedhore partitë tona bëhen armiqtë më të mëdhenj të korrupsionit, me qëllim që të marrin sa më shumë vota nga qytetarët.

Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve politike, ku sipas tyre shoqëria është nën prangat e korrupsionit dhe zyrtarët janë ingranazhet e korrupsionit.

Ata vlerësojnë se në Kosovë është krijuar një praktik tepër e keqe, pasi njerëzit mbahen, vetëm me korrupsion, punësim tenderësh, e gjëra tjera të jashtëligjshme

Lidhur me këtë, analisti politik Sali Rexhaj, ka thënë se pika e parë e fondamentale është se luftimi i korrupsionit nuk bëhet nga të korruptuarit.

Sipas tij, kjo që po flitet tani në prag të zgjedhjeve, në radhë të parë nga Kadri Veseli është demagogji.

Image
Sali Rexhaj

“Korrupsioni luftohet vetëm duke u forcuar shteti ligjor dhe duke u ç’kapë shteti. Të gjithë e dimë se shteti është i kapur, po problem është se edhe ata që po premtojnë se do ta ç’kapin shtetin nga ‘Klani Pronto’ apo nga PAN, kanë tendencë që ta kapin edhe vet shtetin. Kjo po vërehet te LDK e VV. Këto subjekte po premtojnë se do t`i dënojnë njerëzit që kanë kryer krime e hajni. Pra ç’kapja për ta kapë të tjerët nuk sjellë asgjë të re. Me kujdes i kam përcjellë deklaratat dhe arsyetimet, sidomos të Ramushit duke i mbrojte të akuzuarit nga partia e tij”, ka thënë ai.

Gjithashtu Rexhaj pyet se si është e mundur që të akuzuarit të marrin poste me përgjegjësi, kur dihet se ata pozitat i kanë përdorur për të ndikuar në drejtësi, në këtë rast ai përmend edhe emrin e Fatmir Limajt.

“Ato ishin shumë banale jo nuk e kanë formën e prerë akuzat, apo veprat për të cilat akuzohen kryerësit e parasë që emërohen në qeveri. Do të thotë ky është arsyetim e mbrojtje e korrupsionit dhe nxitje e tij. Si është e mundur që të akuzuarit të marrin poste me përgjegjës, kur dihet se ata pozita i kanë përdorin për të ndikuar në drejtësi. Sidomos Fatmir Limaj, në fund dihet se liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë kurrë pa u luftuar seriozisht e pa u ndërpre korrupsioni. Ky është kusht mbi kusht i cili kërkon angazhim permanent”, ka thënë analisti politik Sali Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat