A do të ringjallën të vdekurit në zgjedhjet e 6 tetorit?!

Politika

A do të ringjallën të vdekurit në zgjedhjet e 6 tetorit?!

Nga: A.M. Më: 14 shtator 2019 Në ora: 19:17
Ilustrim

Analisti politik, Faik Krasniqi,  në një prononcim për “Bota sot” i ka hedhur fajin të gjitha partive politike të cilat kanë anëtarët e tyre ne KQZ që nuk kanë insistuar në pastrimin e listave  me emrat e të vdekurve

“Mos pastrimi i listave me emrat e të vdekurve, lënë hapësirë për manipulim të votave. Nuk besoj që është e rastësishme kjo gjë. Atyre kur u duhen votat e të vdekurve, i bëjnë të vdekurit të "gjallë" dhe mbushin kutitë e votimit. Çdo parti ka anëtaret e saj në KQZ. Është faji i të gjitha partive që nuk kanë insistuar për pastrimin e plotë të lista me emrat e të vdekurve. Me duken debate të kota pas zgjedhjeve me akuza për vjedhje të votave. Janë gjëra që duhet të parandalohen para zgjedhjeve. Nuk është hera e parë që të vdekurit janë "ringjallur" dhe kanë votuar”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se  partitë e dëmtuara kurrë nuk morën mësim

Image
Faik Krasniqi

“Por partitë e dëmtuara kurrë nuk morën mësim. Ai që ka vjedhur më herët do të vjedh gjithmonë, vetëm nëse nuk i ofrohet mundësia!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat